Dieta dhe ushqimi - 14/07/08
5 mënyra të ushqyeri për një bark të sheshtë
Disa ushqime është e këshillueshme të konsumohen vazhdimisht, e disa prej tyre më rrallë sepse mund të sjellin shëndet të tepërt. Gjatë ditës me anë të ushqimit merren gati 3000 kalori dhe këto bëjmë që të keni një bark jo estetik. Por kaloritë mund të kontrollohen. Disa ushqime përmbajnë më tepër kalori e disa më pak. Nga studimet është vërtetuar se gratë të cilat konsumojnë 400 kalori më pak se normalja dhe zgjedhin produkte sa më të ushqyeshme, kanë rrezikun më të lartë për obezitet sesa ato gra të cilat hanë më shumë, por në variante sa më të ndryshme ushqimesh. Mungesa e varieteteve në konsumimin e ushqimit rrit rrezikun e prekjes nga shumë sëmundje shëndetësore shumë serioze, siç janë dy tipat e diabetit, sëmundjet e ndryshme të zemrës etj. Por jo gjithmonë është e nevojshme të praktikohet një dietë me sa më pak ushqime. Trajtimi i mbipeshës apo obezitetit duhet të synojë rënien e masës dhjamore të depozituar në trup. Dietat e shpejta, të pakontrolluara shkaktojnë rënien e masës muskulore dhe ruajnë të paprekur masën dhjamore. Nga ana tjetër, dietat e pakontrolluara krijojnë në organizëm një suficiencë me përbërës të tjerë ushqyes, për të cilat organizmi ka nevojë të kryejë të gjitha funksionet e tij jetësore, çka bën që të shkaktohet mosfunksionimi korrekt i tij. Një nga rastet e një mënyre të tillë të ushqyeri jokorrekt është edhe ideja e mospërzierjes së karbohidrateve dhe proteinave. Mjafton që të konsumohen përherë ushqimet e duhura, sipas një strategjie të caktuar për të pasur një trup sa më perfekt dhe një jetë sa më të shëndetshme.
1- Konsumoni fruta dhe perime
Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë fruta dhe perime. Veçanërisht portokallet. Shpeshherë konsumimi i drithërave, brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me karbohidrate. Prandaj këshillohet të konsumohem frutat dhe perimet të paziera mirë, duke qenë të pasura me vitamina dhe betakarrotën, ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e barkut. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janë të pasur më betakarrotën, ndërsa portokalli, kivi janë të pasura me vitaminë K.
2- Merrni sa më shumë selen
Minerali i selenit është një ndihmës i mirë në luftën kundër kancerit, obezitetit dhe mbipeshës. Personat të cilët kanë të ulët nivelin e selenit në gjak apo antioksidantëve të tjerë, kanë një bel më të trashë se ata persona që kanë një nivel më të lartë seleniumi. Seleniumi gjendet te shumë ushqime, por është e vështirë të dihet nëse konsumohen 55 mcg e rekomanduara në ditë. Kështu seleni gjendet të drithërat, djathi dhe arrat.
3- Shtoni ushqimet e pasura me proteina
Të hani një ushqim sa më të pasur me proteina ju jep shumë energji. Por konsumimi i tepruar mund të sjellë dhe mungesë kalciumi. Është e nevojshme që 25 për qind e kalorive të merret nga proteinat. Nëse ju konsumoni 2000 kalori në ditë, 500 prej tyre duhet të jenë proteina. Produkte të nevojshme janë qumështi, kosi, peshku, mishi etj.
4- Pini një gotë verë në ditë
Një gotë verë në darkë është shumë e shëndetshme, po ashtu nuk lejon të kini një bark të fryrë. Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se një gotë verë në ditë ndihmon gratë për të pasur një mes të hollë dhe një trup perfekt.
5- Konsumoni yndyrnat e duhura
Disa studime kanë treguar se për të pasur një trup sa më elegant duhet të konsumohen yndyrna të pangopura të gjendura te vaji i ullirit, Omega-3 i gjendur te peshku në forma vajore, yndyrnat Omega-6 që gjenden te vaji i misrit, te vezët etj. Produktet të
cilat janë të pasura me yndyrna të shndërruara dhe duhet të eliminohen plotësisht janë patatet e skuqura, dhjamërat etj.
Roli i vitaminave dhe kripërave minerale në dietë
Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin që të ruajë një formë sa më të mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale që janë shumë të nevojshme për organizmin. Edhe pse duhen në sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Ato veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndihmojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Materiale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A,E, D, K mund të magazinohen, ndërsa vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Mjaft vitamina përmbajnë dhe lëkurat e frutave.
Si duhet t’i “kombinojmë” ushqimet
Ka disa lloje ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra kanë treguar se nëse konsumohen karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, pakësohet sasia e kalorive që merr, por humb edhe marrjen e betakarrotinës që është shumë e dobishme për trupin. Vitamina A, sikurse vitaminat D, E, K absorbohen nga organizmi vetëm në prani të yndyrnave. Më përpara konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Sot mendohet se po t’i shtosh llojeve të ndryshme të brumërave pak fasule, bizele apo thjerrëza plotësohen më mirë nevojat e trupit për proteina. Por ka dhe ushqime të cilat këshillohet të mos konsumohen bashkë. Kështu kur djathi hahet bashkë me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët.
Pse uji pengon shëndoshjen
Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë është uji. Çdo njeri i rritur duhet të pijë 1 litër e gjysmë deri 2 litra ujë në ditë në varësi të peshës së tij. Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji gjithashtu pengon shëndoshjen. Një njeri që pi ujë në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës, nuk ndien shumë uri. Ngrënia e frutave dhe e zarzavateve të freskëta, mundësisht të pa gatuara, përdorimi i kufizuar i karbohidrateve si: buka, sheqernat kthehen shpejt në dhjamë, zgjedhja me kujdes e ushqimeve sidomos atyre të gatuara, mënjanimi i ushqimeve “të shpejta” e të skuqura, aktiviteti, etj., të cilat ndihmojnë shumë në rënien e peshës. Për këtë është e nevojshme të dihet se cilat ushqime janë të dobishme, neutrale dhe cilat janë të dëmshme për një njeri në bazë të grupit të gjakut që ai njeri ka. Por uji mbetet një nga komponentët më të rëndësishëm që pengon shëndoshjen.
A janë dietat zgjidhja për t’u dobësuar
Obeziteti dhe mbipesha janë probleme që prekin një numër gjithnjë e më të madh të njerëzve në ditët e sotme. Janë një sërë faktorësh që shkaktojnë këtë problem, çrregullimet e ushqimit, jeta sedentare, probleme të metabolizmit etj. Por mbipesha nuk përbën më vetëm një problem estetik, por shkakton shumë probleme në lidhje me shëndetin. Obeziteti dhe depozitimi i masës dhjamore në pjesën e barkut përbëjnë faktorë rreziku për shumë sëmundje si veshkat, diabeti, sëmundje kardiovaskulare etj. Korrigjimi i këtyre problemeve për të shmangur pasojat e tyre në lidhje me shëndetin bëhet vetëm nëpërmjet një dietë të ekuilibruar, që do të thotë një dietë që duhet të përmbajë të gjithë ushqimet, por në sasi të caktuara sipas nevojave fiziologjike të gjithsecilit. Rënie e shëndetshme është rënia graduale 4 deri në 5 kile në muaj.
Disa këshilla për një dietë të shëndetshme:
1- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë t’i konsumosh
2- Buka bën pjesë tek karbohidratet të cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie për organizmin
3- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: mëngjesi, dreka dhe darka, dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: paradite, pasdite.
4- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t’u dobësuar
5- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat



23 Pergjigje per “5 mënyra të ushqyeri për një bark të sheshtë”
ju faleminderit per keshillat qe i dhat jeni shume te mire dhe i ndihmoni njerezit te cilet kane nevoje per ca keshilla tungiiiiiiiiii
Nga zana më 7 Aug, 2008
mua me behet shume qefi dhe ju falemderoj me te vertet shume se jeni te mbrekullueshem me dietat qe na rekomandoni.une jam 62 kile dhe kam shume deshire te dobesohem edhe me shume,dhe me dietat tuaja jam shume e kenaqur.ju perqafoj ELA
Nga ela më 2 Feb, 2009
ju falenderoj jasht mase per keshillat qr dhat per djeten do doja shum te humbja edhe ca kg se jam paksa mbi peshe dhe me kte lloj djete qe keni dhene shpresoj tja arij qellimit qe kam flm shummmmmmm ju pershendes shum shummmm.
Nga albaa më 25 Feb, 2009
shpresoj qe kjo dijet te funksionoje
Nga alto më 12 Mar, 2009
mirdita em falni a kishi mujt mem ndihmu en problemin qe ekom un i cili mu ka bo shum kompleks . mua muka trash barku shum ndersa vithet dhe dhoksi jo !mirpo edhe un si qdo femer dua ta kem te kunderten ju lutem shum shum me trengoni sita bej te kunderten :S plzzz sa me shpejt me tregoni dhe merrni parasysh kerkesen time
Nga linda më 21 Apr, 2009
faleminderit shum.jeni me te miret por eshte e veshtir qe barku im te sheshohet pasi me pelqen shum te ha cdo lloj ushqimi dhe here pas here.peshoj 73 kg.hahahaa
Nga servete më 1 May, 2009
ju falenderoj shume pper keshillat qe jepni.
Nga tanna më 9 Jul, 2009
o kallxomni qysh mu trash pak bre se jam shum e dodet
Nga pesa më 22 Aug, 2009
shum ju falenderoj per kto keshilla
Nga seebi më 26 Aug, 2009
edhe ju lutem nese mundeni te postoni ndonje diet tjeter per humbje peshe per veq asaj dietes 3 ditore flm per mirkuptim tungg
Nga seebi më 26 Aug, 2009
un ju pershendes shum un nuk kam kurfare penges per ushqim se un sado qe ha nuk trashem nuk kam problem per haje kshtuqe veq pata deshir me ju pershendet …
Nga albana më 10 Dec, 2009
me jepni nje pergjigje ju lutem si mund te dobesohem
Nga ana më 18 Feb, 2010
Jam nje djale nga vlora25 vjec kam nje vit e gjysem qe merrem me palester dhe kam harritur rezultate por vetem barjun nuk po e sheshoj dot..sa here qe ha ndonje gje me fryhet kjo nuk duhet te jete normale….edhe dicka tjeter pi deri ne 3 veze ne dit te gjalla eshte mire apo bejne dem,,,,Ju faleminderit..
Nga RIDI më 26 Jul, 2010
une jam 88 kg sa uje ne dite duhet te pi.
Nga Ina më 17 Aug, 2010
ju falminderoj shum
Nga andi më 22 Nov, 2010
prsh jam nje vajz 22 vjeqare ikom 55kilogram por problemi o se vetem barkun ekom te fryer si mund ta hup ju lutem pergjigje si mund te me holohet barju kom nis me ushtrime amund kjo te bej diqka klm
Nga kaltrina më 13 Jan, 2011
me diete zbrita 40kg per 8 muaj ha cdo gje por duke shenuar ne bllok dhe duke i mbledhur kkl qe ka cdo ushqim deri ne masen qe me lejohet.Nga 112 kg shkova 72 kg dhejam shume me energjike jam dhe shume e lumtur.
Nga lusi më 14 Feb, 2011
kisha 60kg e hjt jam 1.75 per 4 muaj i shtova 7kg cka diete duhet me ba qe te bie ne peshenn qe kisha ju lutem pres nje keshill nga ju
Nga fjolla më 17 Feb, 2011
jam nje vajz jam 19 vjec ne pjesen e belit e kem te gjere ju lutem me ndihmoni si mund ti heq dy anesoret.ju faleminderit.jam 61 kg
Nga ana kasa më 18 Feb, 2011
jam 15 vjec e gjate 169 dhe afersisht 65 kg si mund te bie nga pesha ju lutem me ndihmoni…flm
Nga anxhela angel më 29 Mar, 2011
Jam ada 16 vjec dhe dua te sheshoj pakez barkun si mund te me ndihmoni me ndonje diete ???
Nga Ada më 12 Jun, 2011
jam nje vajz 18 kam shtu kg shumm jam e gjat 1 70 i kam 65 kg me duken shum si me kishni ndimu mi hek okok
Nga anaaaa më 7 Oct, 2011
dua nje recet dobesimi nje djet
Nga ea më 9 Nov, 2011