Marihuana armiku më i madh i dhëmbëve

Marihuana

Marihuana

Njerëzit të cilët pinë rregullisht marihuanë janë më të prirë ndaj sëmundjes së dhëmbëve, që në rastin më të keq mund të sjell deri tek paradentoza.
Hulumtimi më i ri ka treguar se pirja e shpeshtë e marihuanës është drejtpërdrejt e lidhur me më shumë se 75% të rasteve të sëmundjeve të dhëmbëve, dhe atë tek personat më të rinj se 32-vjeç.

Inflamacioni i mishit të dhëmbëve është shkaku më i shpeshtë i shkatërrimit të dhëmbit, menjëherë pas paradentitit.

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Otago, King’s College London, universitetet Duke dhe North Carolina, kanë përcjellë shëndetin e dhëmbëve të 1.000 njerëzve të lindur në Dunedin, në Zelandë të Re, mes viteve 1972 e 1973.

Sëmundjet e dhëmbëve dhe paradentoza më herët shpesh janë ndërlidhur me cigaret, por kjo është hera e parë që hulumtohet lidhja me pirjen e marihuanës.

Studimi është publikuar në Journal of the American Medical Association, pas hulumtimeve të cilat kanë lidhur marihuanën me problemet mentale dhe sëmundjet e mushkërive.

  1. 4 Pergjigje per “Marihuana armiku më i madh i dhëmbëve”

  2. pa shiko un jom nje cepirash qe konsumoj barin a m uj me dit a ndiko edhe ai ne prishjen e dhembeve

    Nga albothug10 Nov, 2009

  3. e ti qe cep a kaq pak ki njohuri per ato qe e thith a ose noshta shendeti e jeta jote t`intereson aq pak per mos me thon hic ??? a nuk e din qe vet ” bari ” osht marihuan ?? osht per met ardh keq sa e sa jon helmu nga drogat e krejt kjo si pasoje e mos dijes rreth saj .. siq po shihet as gjerave baze,
    Inshallah Zoti na ndimon krejtve :)

    Nga sihana4 Jul, 2010

  4. bari me tevertet ju ben dem dhe ju keshilloj qe mos ta pini ate hehehe

    Nga fjolla18 Nov, 2010

  5. zoti ju ndimofte te gjitheve,qe ta largoni sa me shpejt kete ves.

    Nga ana7 Oct, 2011

Posto një koment