Qumështi dhe bulmetërat

Ky grup ushqimesh permban qumeshtin, kosin, djathin, gjizen, por jo gjalpin,  margarinen apo kremin, sepse ato i perkasin grupit te “yndyres dhe sheqerit”. Ushqimet e ketij grupi permbajne shume vlera ushqyese por kryesish jane te pasura me Kalcium.

Rendesia e Kalciumit

Kalciumi eshte minerali i cili forcon dhembet dhe kockat tuaja dhe garanton funksionimin e rregullt te nervave dhe muskujve. Eshte vecanerisht i rendesishem per zhvillimin, rritjen e trupit te njeriut. Kalciumi vazhdon ti forcoje kockat deri ne moshen 30-35 vjecare, kur arrihet masa maksimale e tyre.

Pas kesaj moshe fillon plakja natyrale, dhe kockat fillojne te dobesohen gradualisht dhe te humbasin dendesine e tyre. Ne qofte se deri ne kete pike nuk keni marre kalcium te mjaftueshem ne dieten tuaj, ka nje rrezik qe kockat te mos arrijne te perballojne kete dobesim dhe krijohet nje brishtesi e tyre dhe mund te thyhen shume lehte. Kjo semundje quhet Osteoporoza (osteoporosis).

Kalcium per Veganet dhe per personat qe nuk tolerojne laktozen

  • Ne qofte se dieta juaj nuk permban qumesht, bulmetra apo ne qofte se trupi nuk honeps dot sheqerin e qumeshtit lactozen, atehere keni disa alternativa te tjera:
  • Blini qumesht soje, kos dhe djathra te pasuruara me kalcium ne menyre artificiale
  • Hani sallatat/barerat jeshile  te erret si spinaqi dhe brokoli
  • perdorni bajame ne ushqimet tuaja
  • duke ngrene fruta te thata si (fiq, hurma arabie) merrni nje sasi te konsiderueshme kalciumi
  • Nqs nuk jeni vegane mund te shtoni ne dieten tuaj , karkalecat sardelet, anchovies si burim alternativ Kalciumi

Sa jane masat e kalciumit qe duhen marre?

Doktoret rekomandojne 700mg  kalcium ne dite si per meshkujt po ashtu edhe per femrat. E perkthyer ne gjuhen e ushqimeve kjo gje do te thote:

  • 2 gota qumesht
  • dy tasa kos
  • afersisht 80gr djathe

Lajmi i mire eshte se per te mare kalciumin nuk duhet te hash ushqime te yndyreshme. E njejta sasi kalciumi gjendet ne qumeshtin e skremuar dhe ate te pa skremuar, si dhe e njejta sasi ne djatherat me yndyre te reduktuar.

  1. 4 Pergjigje per “Qumështi dhe bulmetërat”

  2. Kam demtuar gjurin gjate nje rrezimi, jam shume keq, njekohesisht kycet e duarve dhe te kembeve me dhembin vazhdimisht, nuk di me se te kurohem, kockat e mia jane shume te ndjeshme kur prishet koha, nuk di si te veproj, jam vizituar mjeket me thone, te pij ilace nga me te ndryshmet

    Nga majlinda11 Nov, 2008

  3. pershendetje majlinda,
    Je vizituar tek mjeku per gjurin? E ke te enjtur? Si e ke demtuar? Ke dhimbje? Kur ke dhimbje? Per sa kohe e ke pasur kte dhimbje?
    Nqs e ke te demtuar besoj se doktori do marre pergjegjesi per te ta rregulluar. Po ta lesh mbas dore ajo keqesohet, merr infeksion, ose uje brenda.

    Sa per kockat qe jane te ndjeshme me prishjen e kohes, ajo eshte ramatizem dhe per te nuk behet gje pervecse te pish ilace per te qetesuar dhimbjen, sepse ramatizma eshte dicka qe nuk kurohet.
    Shpresoj se te kam ndihmuar sadopak me pergjigjen time

    Nga Ana15 Nov, 2008

  4. kam munges te hekurit ju lutem qfar me preferoni qe te perdor per testabilizuar hekurin

    Nga lulja9 Nov, 2010

  5. kam problem siq thojn mjeket loktozi intolerant ,thojn e eshte e pa sherueshme por duhet te kem kujdes si ushqehem nese keni mundesi te me tregoni diqka me teper

    Nga fati29 Nov, 2011

Posto një koment