Syneti Mbron Nga Virusi HIV

Një studim i botuar në prag të një konference ndërkombëtare për AIDS-in në Kanada ka mbështetur idenë se kryerja e synetit tek meshkujt mund të ofrojë mbrojtje të konsiderueshme kundër HIV-it – virusit që shkakton AIDS-in.

Puna e kërkuesve amerikanë në universitetet Yale dhe Stanford sugjeron se edhe programe modeste që ofrojnë bërjen e synetit mund të kenë ndikim shumë të madh në përqindjet e infektimit me HIV dhe mund të kursejnë miliona dollarë.

Vitin e shkuar një program prove në Afrikën e Jugut zbuloi se numri i rasteve me HIV në mesin e meshkujve heteroseksualë ra me 60 për qind pasi ata u bënë synet. Studime të tilla po bëhen edhe në Kenia e Uganda. Numri i personave të infektuar me këtë virus i ka kaluar 40 milion në të gjithë botën.

  1. Nje pergjigje per “Syneti Mbron Nga Virusi HIV”

  2. ka dash baba e vet
    yllin ta beni synet
    edhe se ka 50 vjet. pastaj ti jepet liria
    keshtu ka vendos PARTIA

    Nga tili23 Apr, 2009

Posto një koment