Pagjumesia (Insomnia)

Pagjumesia...

Cfare eshte Insomnia?

Insomnia eshte crregullimi i regjimit te gjumit , veshtiresi per te rene ne gjume dhe per te qendruar ne gjume. Pacientet qe vuajne nga Insomnia kane keto simptoma:

  • Veshtiresi per te rene ne gjume
  • Prishje te gjumit shume here gjate nates dhe veshtiresi per te shkuar serisht ne gjume
  • dalja e gjumit heret ne mengjes
  • ndjehen te lodhur kur zgjohen

Llojet e Insomnias

  • Insomnia Primare. Kur pacientet kane probleme me gjumin pa patur ndonje problem mjekesor tjeter.
  • Insomnia Sekondare. Ku pacientet nuk mund te flene per shkat te ndonje shqetesimi mjekesor (azma, depresion, kancer) kane dhimbje, jane ne disa ilace te caktuar ose ndodhen nen influencen e ndonje substance tjeter (p.sh. alkolit).

Insomnia Akute dhe ajo Kronike

Pagjumesia varion ne sa shpesh dhe sa kohe zgjat. Mund te jete per periudhe te shkurter (akute) ose per periudha te gjata (kronike). Gjithashtu mund te shfaqet edhe me hope, duke patur periudha te tera kur pacienti nuk ka probleme me gjumin. Insomnia akute quhet kur nje person ka probleme per nje nate deri ne nje jave, Ndersa kronike quhet kur personi ka probleme pagjumesie tre dite ne jave per nje muaj ose me teper.

Shkaqet e Insomnias

  • DIsa nga shkaqet e pagjumesise akute jane;
  • Stress i madh ne jete (ndryshimi apo humbja e vendit te punes, vdekje ne familje, divorci , etj)
  • Shqetesim emocional ose fizik.
  • Faktore te ambjentit, zhurmat dritat, temperaturat (nxehte ose ftohte) qe nderhyjne ne gjume.
  • Disa lloj mjekimesh mund te ndikojne tek gjumi (mjekimet e azmes, alergjive, ilacet per depresioni, per te ftohtin, per tensionin e gjakut)
  • Prishja e orarit te gjumit (psh kur ndryshon shtet, ose kur ndryshon orarin e  turnit te punes)

Shkaqet e Pagjumesise kronike

  • Depresioni ose ankthi
  • Stresi kronik
  • Dhimbje ose shqetesim naten

Simptomat e Insomnia

Disa nga shenjat e insomnias jane:

  • Pergjumesi gjate dites
  • Te ndjehurit i lodhur  ne pergjithesi
  • Irritim
  • Probleme me perqendrimin ose me memorien

Diagnostifikimi i Insomnias

Mund te behet nga mjeku juaj, dhe mund te perfshije nje egzaminim fizik, historine mjekesore dhe historine tuaj te gjumit. Mund tju kerkohet nga mjeku qe te mbani nje ditar per nje jave ose dy per orarin e gjumit dhe si ndjeheni gjate dites. Gjithashtu mjeku mund te kerkoje nje interviste me personin qe flini per te mesuar cilesine dhe sasine e gjumit tuaj. Ne disa raste egzaminimet ne qendra te specializuara per gjumin mund te jete e nevojshme.

Kurimi i Insomias

Pagjumesia akute nuk eshte e nevojme te trajtohet me ndonje ilac. Zakonisht nje regjimit i rregullt gjumi eshte efektiv. Ne qofte se pagjumesia ju pengon funksionimin normal gjate dites, atehere mjeku mund tju rekomandoje ilace qe ndihmojne gjumin, zakonisht keto jane ne doza te lehta dhe me efekt te shkurter per te mos shkaktuar pergjumje gjate dites. Evitoni blerjen dhe pirjen e ilaceve te gjumit sepse mund te kene efekte dytesore dhe perdorimi i tyre per nje kohe te gjate ben qe te humbasin efektin.

Kurimi i pagjumesise kronike behet duke kuruar shqetesimet mjekesore qe e shkaktojne si psh dhimbja. Ne qofte se insomnia vazhdon pas trajtimit te problemeve mjekesore atehere mjeku mund te sugjeroje nje terapi per regjimin e gjumit. Regjimi eviton veprimet qe mund te shkaktojne pagjumesi, dhe meson pacientit si te praktikoje veprime pozitive per gjumin. (teknika per relaksim, etj.)

Zakone te mira per te fituar mbi pagjumesine

Ja disa keshilla per te mundur insomnian dhe per te mundesuar nje gjum sa me te plote, gjithashtu te quajtur dhe “higjena e gjumit”:

  • Perpiquni te shkoni ne te njejten ore per te fjetur dhe zgjouni ne te njejten ore. Marrja e dremkave gjate dites nuk rekomandohet sepse mund tju mbaje zgjuar gjate nates.
  • Evitoni konsumin e Kafeines, Alkolit dhe Nikoties gjate pasdites. Kafeina dhe Nikotina jane simulante dhe ju pengojne qe te flini. ALkoli mund te shkaktoje nderprerje te gjumit gjate nates dhe prish cilesine e gjumit.
  • Beni ushtrime fizike por jo para se te flini sepse mund te simuloni trupin per te qendruar zgjuar. Ekspertet mendojne qe nuk duhet bere aktivitet fizik me vone se 3 ore para gjumit.
  • Mos hani rende para gjumit, ne te kundert Dicka e lehte mund te ndihmoje.
  • Ndiqni nje regjim relaksimi para gjumi, lexoni nje liber, degjoni muzike apo beni nje banje.
  • Mos e perdorni krevatin per asnjegje tjeter pervec se gjumit dhe seksit.
  • Ne qofte se nuk mund te flini apo nuk jeni pergjumesh cohuni dhe beni ndonje aktivitet te vogel.
  • Ne qofte se vrisni mendjen dhe shqetesoheni per gjera te ndryshme, beni nje liste me ato gjera qe keni per te bere para se te shtriheni per te fjetur qe te mund te qetesoheni kur te jeni ne krevat.

Copyright shendetionline.com

  1. 22 Pergjigje per “Pagjumesia (Insomnia)”

  2. e kam nje problem me gjumin naten shum shpesh me del gjumi dhe zgjona duke bertit jo veq ni her psh po shpesh me ndoll dhe shum zor e kam deri sa te me mer gjumi edhe diten nuk muj me flejt asniher se sa her qe bi per me fjet um mirem ment nuk muj me flejt shum shpet um trullav sa meniher mdel edhe pastaj rahjet e zemres i kam te shpejta te lutem me ndimo me trego qfa te bej

    Nga nora26 Jun, 2009

  3. kam probem shpejt me merr gjumi naten po shpejt zgjohem mund te flej 3 ore.pasaj as dien smund te flej,ndihem e lodhur po nuk me merr, vetem ate period te kohes.ka qe tre vite qe e kam te njjtin probem vazhimisht .tani kam problemse me shendetin jan paraqt cista ne gji.kafen ,qajin ,duhanin ,alkoholin nuk e konsumoj perveq se qaj bimeve e pij
    ju lutem me ndihmoni qafar te bej

    Nga sara6 Aug, 2009

  4. jam 25 vjec.problemi im nuk eshte se nuk kam gjume,por bej gjume te c regullt.qe kur kam qene femije flija vone dhe zgjohesha vone.3 vitet e fundit kjo u be vertete shqetesuese.ne fillim naten flija me veshtiresi dhe zgjohesha patjeter pasi duhej te te paraqitesha ne leksione por nuk zgjati shume dhe nevoja per gjume ishte me e madhe se deshira per te ndjekur leksionet,fillova te zgjohesha nga ora 10:00 dhe sigurisht humbisja ato.me pas kjo u be edhe me shqetesuese.po behen 2 vite qe un nuk fle thuajse asnjehere naten dhe fle vetem diten nga ora 5:00 ose 7:00 deri ne ore 2:00 ose 3:00.eshte e vertete qe kur nuk me zinte gjumi naten nuk dija c te beja dhe ngrihesha nga shtrati dhe hapja internetin.kjo gje me linte pa gjume edhe me shume pasi ndjeja se me hapeshin syte nga kurioziteti.ne fakt nuki kam marre asnjehere asnje medikament,dhe nuk kam ndjekur asnje keshille qe mund te me ndihmoje per kete.jam konsiente se eshte vullneti gjeja me e rendesishme per te dale nga kjo.por une nuk e kam.dhe e kam shume te nevojshme te dal nga kjo me nje ndihme profesionale,une kam familjen time tashme,dhe shpejt ndoshta mund te vendos te kem femije,dhe dua te jem e forte dhe ne gjendje te rris femijen tim ashtu si duhet.ju lutem me tregoni c fare duhet te bej.flm per mirekuptimin.

    Nga anita27 Sep, 2009

  5. kam nje problem naten nuk fle mir zgjohem me kokedhembje dhe shum heret jam e ldhur gjat tere dites diten mund te fle pa problem edhe naten por zgjohem shpesh shoh endrra ..faleminderit

    Nga tina27 Sep, 2009

  6. Kam nje problem naten flej shum mir kur qohem ne mengjes dhe shkoj ne pun gjithmon me ndodh qe deri ne ora 11 te dites me merr gjumi ende ka pasur rast se posa jam shkuar ne pun me ka zen gjumi pas ores 11 te dites jam ne disponim te mir.

    Nga kiki8 Feb, 2010

  7. kam shum problem me gjumin,para ores 2 te mesnates nuk mund asesi te fle,dhe sicilen or me del gjumi ,dukem se shum kum flet,perdori deniher tebleta per gjum,se me lodhet truni,nuk pi kafe asgje,me pengon te pakten me edhe zhurma shum e vogel zgjohem pastaj nuk mund te fli,kam shum stres,nuk mund te them se jo, me nuk fjet kshi sa mu gjumi diten asniher ne jet nuk me zen,flm per mirkuptimin

    Nga tuci24 Feb, 2010

  8. Kam shume probleme me gjume. Ndodhe tere naten qe te beje vetem nje ose du ore gjume. Te neserme ne mengjes ndihem shume e lodhur, dhe nuk jame ne gjendje qe ti beje punet e shtepise. Perdorimi tableta per gjume, por pa efekt. Ju lutem me ndihmo si ta zgjidhi kete problem. Flm per mirekuptim.

    Nga Nga Fata me 21 mars 201021 Mar, 2010

  9. Fata, nuk ke permendur nese ke ndonje shqetesim mjekesor qe mund te shkaktoje pagjumesi, ne rast se eviton kafene/alkolin dhe perdor ilace per gjume ky problem mund te evitohet ne rastet me te shumta.

    Nga Shendeti Online23 Mar, 2010

  10. per momentin jam me sezon provimesh por nuk eshte se vetem tani vuaj nga pagjumesia..ka periudha te caktuara kur me duket se po vdes per gjume dhe fle,po ne shumicen e rasteve me mungon gjumi.keshtu ndodh dhe ne ca raste te vecanta kur kam gjume per momentin(pasi kam lexuar)dhe bie te fle po nuk kam me gjume,me iken gjumi..edhe ne raste te tjera te vecanta me del gjumi shume heret ne mengjes dhe nuk kam asnje lloj shqetesimi,ndoshta ky momenti ne mgjes eshte sh i bukur apo momenti te cilin po jetoj eshte sh i bukur…gjithsesi,problemi mbetet te pagjumesia..ah,dhe nuk kam shqetesime mjekesore te llojeve te ndryshme as nuk pi kafe apo alkol…

    Nga bambi31 Mar, 2010

  11. PERGJIGJE NUK KA???

    Nga bambi19 Apr, 2010

  12. jam 24 vjeqar kam nje problem shum veshtir me ze gjumi dhe shum leht zgjohem ndoshta e kam kete problem se punoj edhe naten kam qrregullime te gjumit

    Nga samir3 Jun, 2010

  13. me zen gjumi shum leht por zakonisht me prishet pas 5 oreve qe me jan bere gjum edhe me nuk mund te flej gjithashtu as diten nuk mund te flej

    Nga barbika24 Sep, 2010

  14. ckemi jam nje djale 16 vjec qe kam probleme me gjumin naten………..kjo nuk me kishte ndodhur me pare por sapo pashe filmin aktivitet paranormal une atehere perjetoj ankthe gjate nates dhe nuk mund te fle

    Nga Toni25 Oct, 2010

  15. Kam nje problem me perqendrimin…nuk arrij te perqendrohem kur jam duke degjuar dicka psh..cfar mund te bej..

    Nga edi8 Nov, 2010

  16. kam problem me gjume qe ni kohe te gjate nuk mundem me flejt vetem me barna flej qe 4 VJET i pi barnat e njejt ato quhen diazepam 5 mg si mundem te largohem nga keto barna edhe a mundem me pas pasoja nga ku hap se ni koh te gjat jam duke pire apo ma mire me shku te mjeku me e lyp me shku te naj specialist per gjum mem ba naj test si asht mendimi i juaj flm per mirekuptim

    Nga gita18 May, 2011

  17. une vesello e kom u knoca tu fjet reni ju si luxher hehe hic nuk ma nden kur du fji kur du ngrejem tung

    Nga seksi bom18 Aug, 2011

  18. kam nje problem, kur bie me flejt flej shum shpejt, a ka ndonje mundesi me e ndalu kete me flejt pak ma ngadal, se un flej diku 200km/h flej :P

    Nga Studenti9 Sep, 2011

  19. kam dy ore gjume dhe nuk me ze gjumi shpejt prej ora 1 me nuk flej dhe jam i lodhur shume nga vjen kjo pagjumesia ju faliminderit ”;;’/./.,.[]]=–0

    Nga trondi6 Dec, 2011

  20. pershendetje 2 jave kam problem me gjumin nuk flej heret flej rreth ore 01 te nates po gjate nate gjer ne mengjes zgjona 3 her nuk po mundem me ba gjum normal edhe heret zgjona ne ora 08 ne mengjes gjate dite nuk flej fare ju lutem me ndimoni si ta fitoj prap gjumin normal.

    Nga tina16 Dec, 2011

  21. vuaj nga pagjumsia qe kur u semura njehere me grip me temp dhe ndenja afersisht 2 dite pa gjum dhe me dhimbje koke tani kam probleme me gjumin per te me zene gjumi se kam shum problem por me del shpejt dhe nuk me ze me me vjen shum gjum dhe nuk me ze dhe gjate dites mundohem kur me vjen gjum por prap nuk me ze ju lutem mund te me ndihmoni mund te me thon ca te bej

    Nga kosta18 Jan, 2012

  22. kam probleme me gjumin ne peridha te vecanta me

    Nga artan ko7 May, 2012

  23. kam probleme me gjumin ne peridha te vecanta me ze ne ore 4 pas mesnate nje here ne 3 muaj
    si tja bej? pres pergjigje jam person me shendet te mire

    Nga artan ko7 May, 2012

Posto një koment