Dieta dhe ushqimi, Shtatëzania - 11/11/08
Peshku dhe grate shtatzana
Peshku eshte nje prej ushqimeve me te shendetshme te dietes tone por sa peshk duhet te hane grate shtatzana apo a duhet te hane peshk?
Nje prej “yjeve” te tavolines, peshku dhe molusqet kane zene vend te pare dhe rekomandohet si frutdhenes ne mbajtjen e nje diete te shendeteshme, dhe te nje zemre te shendetshme. Ndersa tuna, salmoni etj, rekomandohen shpesh, per efektin e ngrenies se peshkut nga grate shtatezena flitet shume pak. Aq me pak te qarte jane faktet rreth ketij fenomeni. A eshte e rezikshme ngrenia e peshkut per femijet ne park, a ndikon merkuri (zhiva) qe gjendet ne peshk tek keto qenie te brishta? A duhet te konsumojne mamate shtatzane peshk?
Shpeshhere studimet kane dhene rezultate konfliktuese rreth kesaj teme. Por cmendojne ekspertet e kesaj fushe?
Robert Goyer, i University of Western Ontario, mbeshtet konkluzionin e EPA (agjensise per mbrojtjen e mjedisit) se nenat shtatzane duhet te bejne kujdes me konsumimin e peshkut sepse toksiciteti i merkurit mund te demtoje femijen ne bark.
Vjet, per here te pare, EPA dhe FDA (agjensia per administrimin e ushqimit dhe ilaceve) dy agjensite me te rendesishme te mjedisit dhe shendetit permenden te mirat dhe te keqijat e peshkut.
“Peshku dhe prodhimet e detit permbajne nje sere vlerash ushqimore dhe proteina, jane te pasura ne saturated fats, dhe permbajne omega-3 fatty acids. Nje diete e balancuar me peshk mundeson nje rritje te shendetshme e normale te femijes, dhe gjithashtu nje zemer te shendetshme. Nenat dhe femijet ne moshe te vogel duhet te perfshijne ne diete peshk per shkak te vlerave ushqimore te shumta.” Deklaruan te dyja agjensite se bashku.
Por meqenese shume specie peshku kane nivele te larta merkuri, mund te jene te demshme per femijet e palindur apo ata te nje moshe te njome. Merkuri mund te demtoje zhvillimin e trurit.
“Duhet te behet kujdes per modifikimin e dietes ne qofte se: planifikoni te mbeteni shtatezane, jeni shtatezane apo jeni duke mbajtur ne gji nje femije te vogel.”
Keshillat e EPA dhe FDA per grate shtatezana, qe planifikojne te mbeten shtatezane apo qe kane femije te vegjel:
Mos hani: Me shume se nje racion peshk ne jave. (nje kuti tuna ose e barabarta me kete mase)
Lloji i peshkut: Peshqit grabitqare si peshkaqeni peshku shpate etj, kane nivele shume me te larte merkuri se peshqit e tjere dhe nuk rekomandohen.
Peshqit lokale: te kapur ne lumenj dhe liqene mund te kene nivele shume here me te lart merkuri dhe nuk rekomandohen.
Merkuri gjendet ne menyre natyrale ne uje por djegja e mbeturinave, minierat dhe derdhja e mbetjeve industriale krijon nje rritje te sasise ne ushqimin qe konsumojme. Merkuri grumbullohet ne gjak dhe megjithese trupi e nxjerr jashte kete lende, merr rreth nje vit per tu pastruar nga nivelet e larta, keshtu qe per nenat e reja qe planifikojne nje femije duhet te kene kujdes me dieten shume kohe me pare se te jene shtatezana.






10 Pergjigje per “Peshku dhe grate shtatzana”
dua te mbetem shtatezane , cfare me rekomandoni si vitamina te marr, si dhe llojin e ushqimeve
Nga majlinda më 8 May, 2009
Majlinda une te rekomandoj te fillosh acid folic qe duhet pire qe para se te mbetesh shtatzane.
kete te keshillojne dhe mjeket.
vitamine tjeter nuk di.
une vete kete kam pire qe para se te mbetesha shtatzane dhe deri ne muajin e trete te shtatzanise.
te uroj se shpejti te behesh me nje beb!!
Nga kumbulla më 21 May, 2009
Jam nje nene qe sapo kam lindur dhe e ushqej femijen tim me gji por nuk dua te shendoshem shum a ka ndonje diet qe mos me demtoj sasin e qumeshtit por dhe te mos shendoshem shume faleminderit
Nga blerina më 5 Aug, 2009
jam nje nene shtatezene kam perdorur acid folik 3 muaj para shtatezanise dhe 3 muaj psi qe kam mbetur shtatezene ,tani nuk di se cka te perdori ?!te ha peshk apo te marr suplemente shtese apo vitamina qe permbajne llojet e posacme per nje grua shtatezene.
ju falemderit jeni te mrekullueshem.
Nga viola më 5 Jan, 2010
Flm shumë per keshilla
Nga lori më 13 Apr, 2010
pershendetje kam nje vajz 7vetqare edhe nuk po mbes shtatzen qe 4vite jam duke shkuar neper mjek por kot qka me kishit keshillu mua qe te bej e pres pergjigjjen tuaj
Nga bena më 17 Apr, 2010
jam nje grua shtatzene jam 2 muajshe,lexova per peshkun qe nuk duhet te ha me shume se 2 here ne jave peshk dhe qe peshku permban shume merkur gje qe i ben shume dem foshnjes ne bark,une desha te di se cfare lloj peshku duhet me ngrene qe mos ti bej dem bebes time.desha te di emrat e peshqve qe duhet te konsumoj gjate shtatezanise flm shume per keshillat teper te vlefshme klm
Nga blerta më 14 Oct, 2010
une kam nje femije ne vere i ben 12vjete kam pas dy aborte dhe tash prape jam shtatezan kam bere pauze 7 vjet jam ne javen e 10et dhe jam shum e shqetesuare se mos po me ndodhe prape te abortoj jam duke perdorur disa gjilpera qe quhen FRAGMIN 250mil utrogestan tableta dhe disa vitamina gravid e ndjej veten shum te lodhur gjumi nuk me merr qka mendoni ju ? Ju lutem te me tregon se qka te beje ju faleminderit per mirkuptim
Nga valbona më 21 Jan, 2012
me falni per shqetesim po e pres me padurim pergjigjjen e juaj pytja e fundit eshte e imja flm per mirkuptim
Nga valbona më 29 Jan, 2012