Anemia (nga mungesat në dietë)

Meqenese kemi patur disa kerkesa dhe pyetje nga lexuesit tane per anemine po japim informacion per kete teme sepse duhet sqaruar qe nje person mund te jete anemik edhe pse nivelet e hekurit ne gjak jane normale.  Egzistojne disa lloje te tjera anemie qe jane te lidhura me deficitet ne diete.

Pavartesisht nga lloji i anemise pacientet kane keto simptoma:

  • ndjehen te lodhur ose te dobet
  • kane veshtiresi ne frymemarrje
  • u merren mendte
  • kane veshtiresi per tu perqendruar

Llojet e Anemisë

Anemia nga mungesa e Hekurit

anemia-nga-mungesa-e-hekurit

Ky eshte lloji me i zakonshem dhe shfaqet zakonisht tek femrat shtatezane. Ka shume faktore qe e shkaktojne si rritja e kerkeses per hekur gjate shtatezanise, humbja e gjakut, dhe nje diete e varfer me hekur.

Sasia e rekomanduar e suplementeve te hekurit per meshkujt dhe femrat pas-menopauze eshte 8mg. Per femrat para menopauze eshte 18mg, ndersa per nenat shtatezana eshte 27 mg. Ne qofte  se jeni vegjetariane nevoja per hekur eshte me e madhe sepse perimet nuk funizojne me hekur. Vegjetarianet duhet te marrin dy here me shume hekur se njerezit me diete normale.

Anemia nga mungesa e Acidit Folik (B9)

Eshte nje lloj vitamine B (B9) qe eshte e pergjegjshme per prodhimin e qelizave te shendetshme te gjakut. Kjo lloj anemie eshte me e zakonshme tek pleqte, tek ata qe pine shume alkol, femrat shtatezana dhe disa persona qe vuajne nga semundje te caktuara. Acidi folik gjendet tek perimet me gjethe jeshile te erret, dhe lloje te ndryshme fasulesh.

Mungesa e vitaminës B12

Vitamina B12 gjendet vetem ne mish. Me perjashtim te vegjetarianeve pjesa me e madhe e rasteve me deficit te B12 nuk shkaktohet nga mos-marrja e vitamines por nga probleme ne thithjen e saj nga trupi. Problemet ne zorre ndalojne thithjen e kesaj vitamine dhe eshte e zakonshme tek disa paciente me semundje te aparatit te tretjes apo ata paciente qe kane patur operacione ne rruget e tretjes. Per keta persona rekomandohen injeksione te vitamines B12.

Kujdes: Anemia mund te konfirmohet vetem me analize gjaku. Nuk duhet te jepni diagnozen se jeni anemike vete! Per me teper per te evituar rrezikun e helmimit mos nisni marrjen e suplementeve pa folur me mjekun. Beni vizite tek mjeku, sepse ne qofte se keni qene anemike para gjashte muajsh nuk do te thote qe jeni akoma.

shendetionline.com

  1. 8 Pergjigje per “Anemia (nga mungesat në dietë)”

  2. UN JU PERSHENDES NE RADH TE PAR MJEKSIN E KOSOVES ISHALLA VEQ PERPARA SHKONI DHE KAM NJE PYJTE PER JU NESE MUNDENI ME MU PERGJEGJ VUAJ NGA TENSIONI DHE KAM MBYLLJE TE ARTEREVE APO ENEVE TE GJAKUT PO KAM DHIMBJE NE GJOKS SHUM DHE NE SHPIN ASHT SHUM HER SE PO ME HUMB EDHE VETDIJA NAG TENSIONI I NALT PER PAK KOH SUNE MARR VETEN DHE LODHEM SHUM QKA ME KISHI PREFERUE JU SI MJEKSI JU FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM E SHKRUJTA NE PIAK TE SHKRUTA SA PER TU SQARUARA SA DO PAK TUNG MIR U NDEGJOFSHIM

    Nga MERI22 Aug, 2009

  3. Si i thuhet shqip ketij lloji te anemise: Sickle cell anemia.

    Psh.
    Sickle cell diseases are inherited from both parents. A child inherits two genes for hemoglobin, one from the mother and one from the father. If a child inherits genes for hemoglobin S from both parents, he’ll have sickle cell anemia, also known as hemoglobin SS disease.

    Nga jehona2 Sep, 2009

  4. pershendetje.une jam anemike dhe po kurohem me disa lloje ilacesh,mjeket me kane dhene dhe nje lloj diete.desha te di;a kurohet anemia,dhe per sa kohe mund te kurohet.

    Nga edlira13 Nov, 2009

  5. keto kohet e fundit ose me mire muajin e fundit me jane care buzet anash, me kane thene qe eshte nga mungesa e hekurit dhe mund te jem anemike pak, eshte e vertete kjo dhe si mund te kurohet

    Nga lona12 Dec, 2009

  6. Pershendetje dhe komplimente sepse perhere e me shume po gjej pergjigje per shqetesime shendetesore!
    Shume faleminderit!

    Nga ardona2 Jun, 2010

  7. edhe une kam kaluar ne anemi pasi kisha shume gjakderdhje ne ciklin tim te periodave …por kam bere dite me ushqime dhe me pushime dhe arrita ne nivel te mire te homoglobines …por tani duhet te shmang stresin dhe punet e lodhshme Fizike dhe duhet ndjekur nje diete e mire te ushqyeri duhet kombinuar ushqimi me gjendjen shpirtrore…qe luajne nje rol shume te madh..

    Nga Anila21 Aug, 2010

  8. pershendetje.
    une doja tju pershendesja per faqen e hapur..eshte shume e mire dhe merr informacion.
    nga ana tjeter doja tjy pyesja per nje problem i cili me shqeteson kohet e fundit.
    ne pjesen pas konturit te buzes se siperme me jane shfaqur shume pika te bardha te vogla, por qe sa vijne e shtohen. nuk di cfare analize specifike te bej per kete gje..
    ju faleminderit pres pergjigjen tuaj.

    Nga Daniela25 Aug, 2010

  9. pershendetje .
    nuk kam marre pergjigje per postimin qe kam bere.nese keni mundesi ju lutem me jepni nje pergjigje.
    faleminderit

    Nga Daniela27 Aug, 2010

Posto një koment