Goja dhe Dhëmbët - 19/02/09
Gjuha e zezë me qime

Emri gjuhe e zeze me qime eshte vertet i frikshem por kjo gje nuk eshte aspak e rrezikshme. Gjuha nxihet dhe duket si me qime nga bakteriet ne goje te cilat i japin kete pamje. Mund te rregullohet shume lehte nga nje higjene e mire gojore.
Ç’fare e shkakton gjuhen e zeze “me qime”
Zakonisht shkaktohet nga nje numer i madh bakteriesh ose myku ne goje. Bakteriet formojne shtrese ne kokrrat e vogla qe gjenden ne gjuhe te quajtura papilla. Ato jane te perhapura gjate gjithe siperfaqjes se gjuhes. Ne vend qe te keputen ato fillojne te zgjaten dhe krijojne nje pamje te ngjashme me qimet. Ne disa raste rriten deri ne 15 here te gjatesise normale.
Zakonisht , papillat kane ngjyre roze ne te bardhe por kur zgjaten, pigmente nga ushqimet dhe pijet mundesisht edhe vete bakteria dhe myku ngjiten pas tyre duke i dhene ngjyre gjuhes.Shpesh kjo ngjyre eshte e zeze prandaj i jep edhe emrin ketij fenomeni, por gjuha mund te kthehet edhe ne kave, e verdhe , jeshile ose nje kombinim tjeter ngjyrash.
Di sa zakone te njeriut mund te ndikojne ne formimin e gjuhes se zeze:
- Higjene gojore e varfer
- Pirja e duhanit
- Pirja me shumice e kafes ose cajit
- Pirja e antibiotikeve (qe mund te prishin balancen e bakterieve ne goje)
- Mungesa e lengjeve ne trup
- marrja e disa medikamenteve
- mosprodhimi i mjaftueshem i peshtymes
- larja e shpeshte e gojes me solucione qe permbajne peroksid ose mente
- Berja e terapise me rezatime ne koke ose qafe.
Gjuha e zeze ndodh zakonisht tek personat qe perdorin lloje te ndryshme drogash me injekson dhe tek personat e infektuar me HIV-SIDE
Cilat jane simptomat?
Pervec paraqitjes se gjuhes, shume veta nuk kane simptoma te tjera ose nuk ndjejne shqetesim. Perjashtimi i vetem eshte kur nje person ka zhvillim te shumte te mykut Candida albicans, i cili u jep nje ndjene te djeguri ne gjuhe. (glossopyrosis)
Disa njerez ankohen nja nje ndjene ngacmuese ne fund te gojes, nje ndjenje dickaje metalike, ose u perzjehet. Ne rastet me te renda kjo ndjene provokon te vjella. Disahere ushqimi ngecet tek papillat e zgjatura dhe shkakton ere te keqe te gojes.
Si mund te luftohet gjuha e zeze me qime?
Menyra me e mire eshte duke mbajtur nje higjene te mire gojore. Lani dhembet te pakten dy here ne dite me nje furce te bute. Lani edhe gjuhen me furce. Pini shume uje gjate dites per ta mbajtur gjuhen paster. Keshilla te tjera jane ne qofte se pini duhanm, lereni. Shtoni ushqime te ashpra ne diete, ushqimet e buta nuk e pastrojne gjuhen.
Ne qofte se problemi nuk permiresohet kontaktoni mjekun ose dentistin. Mjeku mund tju veje neantibiotike per te kontrolluar mykun ose bakteriet. Shpeshhere mund tju jepen kremera dhe ne qofte se problemi nuk permiresohet papillat e gjata mund te prihen me lazer ose me impulse elektrike.




15 Pergjigje per “Gjuha e zezë me qime”
ca gjuhe paska ai??
Nga KLAJDI më 21 Mar, 2009
MU HAP BARKU ME ATE GJUHEN ASHTU OBOBO
Nga Genta më 23 May, 2009
Eshte shume he veshtire per ate qe he ka kete raste se une mendoje qe eshte nje pa kujdesi he njeriun se cdo smunije ngallin nga kujdesia e njeriut se fahi eshte i joni.Rujtija e shendetit eshte he nevojshme per tegjithe krijesat e zotit.Gjeja me he mire eshte te ruajme shendeti tone dhe te hafermit qe kena se nje smunje he jonja mund ti shkarkoje tenjejten gjo pjestarve te families tose ose te hafermve ose shoqerise tone..sjame doktore ase specjaliste igjene po njeri si tegjithe tetjeret.po Po eshte mendimi ime nga pamja he kesaje fato shume faleminderit per mire kuptimin
Nga toni__dr më 26 Jul, 2009
Shum interesant nuk pasna degju kurr!!!
Nga tina më 6 Oct, 2009
na hape barkun. sa gje e shpifur.
Nga anxhela asllanaj më 21 Oct, 2009
na i shpife.ik o budallenj. ju pini droge prandaj iu behet gjuha ashtu.
Nga anxhela asllanaj më 21 Oct, 2009
nese nuk kujdesemi per shendetin tone dihet qe keto do jene resultatet dhe mos me keq!
Nga nelita më 20 Nov, 2009
trishtim, vertet trishtim……
Nga nora më 8 Feb, 2010
sa e shpifur.mos na tregoni mo kshu gjonash
Nga dena më 24 Apr, 2010
iiiiiiiiiiiiiiiiii sa e shpifur prandaj duhrt ti lajme dhembet shpesh e mos te harrojme asnjehere
Nga ana më 14 Jul, 2010
heheh ka harru edhe ni diqka me shtu ne ket artikull,shqiptarve,kjo ju bahet vetem ne rastet kur e teprojne se foluni keq per tjerte
:P:P …po definitivisht po ta shpifkaa:S
Nga nory më 31 Aug, 2010
jane normale mund ti ndodhe cdo kujt. por kur ti ket ik menja e kokes
Nga aldi më 12 Apr, 2011
skisha degjuar naj her per ket semundje :O qenka gjithashtu lehtesisht e luftueshme
)
Nga nesa më 25 Sep, 2011
Boo, ç’janë këto komente më lartë – na hape barkun e na hape bythën!!!??? O njerëz, artikulli është informues dhe shumë i nevojshëm në jetën e njerëzve! Kjo nuk do të thotë se atij që merr drogë si pretendon dikush në një nga komentet, i bëhet gjuha kështu! Myku është diçka që haset shpesh dhe është gjithandej, dhe papastërtia mund të shkaktoj dhjetra lloje sëmundjesh në gojë! Vetëm duhani shkakton shumicën e tyre, po të tjerat!?
Rastësisht e gjeta këtë faqe dhe më pëlqeu që edhe në Shqip ka një faqe mbi shëndetin. Ajo që do ju sygjeroja mirëmbajtësve të kësaj faqeje, është një Forum (jo si ai që keni tek – pafjalë.com se hyra dhe atje dhe s’ja vlente) por një forum brënda kësaj faqeje ku të flitet për shëndetin. Ku antarët të tregojnë problemet që kanë dhe specialistët apo antarët që të njëjta probleme i kanë kaluar, të japin mendimet apo vlerësimet e tyre.
Do ishte shumë e dobishme një faqe e tillë edhe për vet faktin se shumë prej sëmundjeve janë në dukje të vogla apo të lehta por që janë hapi i parë i Kancerit! Njëra prej tyre është Leukoplakia http://en.wikipedia.org/wiki/Leukoplakia
Gjithashtu, shumë sëmundje ngjitëse apo jo, që shfaqen në organet gjenitale bëjnë që i sëmuri t’mos shkoj tek doktorri prej turpit! Do ishte shumë herë më e thjeshtë për të të shprehej si X person këtu në net, pra me një nofkë dhe të tregonte apo të pyeste për sëmundjen që ka!
Shpresoj që stafi do ta marri në konsideratë ngritjen e një forumi bazuar mbi pyetje dhe përgjigje apo përjetime prej individëve.
Edhe një herë, përgëzime për faqen.
Me respekt
Leonard
Nga Leonard më 13 Dec, 2011
ooo duhet te jemi te paster qdo dit kjo gje te shkakton deme ne shendet tung ju duaaaaaaaaaa
Nga anita më 30 Dec, 2011