Këshilla për trajtimin e Depresionit

Depresioni

Depresioni

Depresion nuk mund te lihet në heshtje. Flisni me mjekun dhe terapistin për ta luftuar.

Për tu përmirësuar duhet të  keni një rol më aktiv në kurim. Ju nuk jeni thjesht një pacient. Ju dhe mjeku juaj duhet të jeni një skuadër.

Sigurisht për momentin, ju mund të mos ndjeheni në gjëndjen e duhur për të marrë pjesë ne asnjë aktivitet. Mund të keni mendime që trajtimi mund të mos jetë i sukseshëm, por duhet të shtyni vehten. Depresioni mund tju bëjë të ndjeheni të pafuqishem. Të jesh në kontroll të kurimit tuaj ështe njëra menyrë për tu ndjerë në kontroll.

Disa këshilla.

  • Beni durim. Kurimi mund te mos funksionojë që në fillim. Ilaçet kundra depresionit mund të marrin katër deri në gjashtë jave për të dhënë efekt. Në disa raste mjekimi që merrni mund të mos jetë efektiv, do tju duhet të provoni një tjetër. . Edhe terapia mund të marrë kohë. Ju nuk duhet të dëshpëroheni. Në qoftë se u jepni kohën e duhur, këto trajtime mund të jenë shumë efektive. Kur një person i depresionuar merr mjekimin e duhur në dozat e duhura, pas një kohe të caktuar, në 70% të rasteve kurimi është me sukses. Megjithatë mjekut tuaj mund ti duhen disa prova para se të gjeje mjekimin e duhur për ju.
  • Merrni mjekimin sipas porosise se mjekut. Bëni zakon te pini ilaçet në kohën e duhur, dhe në të njëjtën kohë cdo ditë. Është më e lehtë nqs e bëni së bashku me një aktivitet tjetër si psh.  duke larë dhëmbët  duke ngrënë mëngjes, ose duke shkuar për të fjetur.
  • Asnjëherë mos ndërprisni marrjen e mjekimit pa folur me mjekun. Në qoftë se ju duhet të ndërprisni mjekimin për arsye të ndryshme, mjeku mund ta reduktoje dozën gradualisht.Në qofte se e ndërprisni njëheresh mund të keni efekte dytësore.. Gjithashtu, kjo gjë mund te shkaktojë kthimin e depresionit.

Mos supozoni se mund të ndërprisni mjekimin po të ndjeheni më mirë. Shumë vta kanë nevojë për mjekim edhe kur ndjehen mirë. Kjo gjë i  ndalon për të kaluar në depresion sërisht. Kijeni parasysh, po të jeni mirë tani është sepse ilaçet janë duke funksionuar, atëhere përse duhet të ndaloni këtë mjekim?

  • Bëni ndryshime në mënyrën e jetesës. Ka shumë gjëra që vetë ju mund të bëni për të luftuar depresionin. Hani ushqime të shëndetëshme me sasi të madhe frutash dhe perimesh si dhe me pak sheqer apo yndyrë. Flini mjaftueshëm gjatë natës. Shumë studime kanë treguar se aktiviteti fizik mund të ndihmojë me simptomat e depresionit . Nisni gradualisht. Provoni të bëni një xhiro nëpër lagje me një mik.  Gradualisht rriteni xhiron tuaj cdo ditë të javës.
  • Reduktoni stresin ne punë dhe në shtëpi. Kërkoni ndihmë për disa nga gjërat më të strasueshme në jetën tuaj. Provoni të merrni ndihmë  nga miqtë apo familja për disa nga problemet e përditëshme, si punët nëpër shtëpi. Nqs. puna juaj është shumë e stresuesshme gjei një mënyrë per te ulur volumin e saj.
  • Duhet të jeni të ndershëm. të hapesh zemrën një terapisti nuk është e lehtë, por nqs jeni duke u shprehur lirisht, ka më shumë shance që terapia të jetë efektive.
  • Pranoni idetë e reja. Terapisti mund te sugjerojë gjëra që duken të çuditëshme.  Ai mund tu shtyjë të bëni veprime që mund të jenë të parehatshme. Përpiquni të mos thoni jo, por qëndroni të hapur ndaj ideve të reja. Mund të shikoni që janë me poyitive seç menduat në fillim.
  • Mos u dorëzo! Mund të ndjeheni sikur nuk keni shpresë për momentin, mund te ndjeheni sikur asnjëherë nuk do të bëheni mirë. Të ndjehesh në atë mënzrë është simptomë e depresionit. Në qofte se keni pak durim dhe lejoni qe mjekimi të funksionojë  do të ndjeheni mirë sërisht!

ShendetiOnline.com

  1. 29 Pergjigje per “Këshilla për trajtimin e Depresionit”

  2. kam nje pyetje nese mund te me pergjigjet ndokush..
    - Si ka mundesi qe personi i cili eshte ne depresion te mendoj rreth kurimit te tij, dhe a mund te ketë ai person durimin e mjaftueshem qe nevojitet per t`u kuruar, per arsye se, Depresioni eshte mjaft i nderlikuar te themi, dhe personi i cili eshte ne depresion nuk mund te ket durim per disa gjera sepse ai ndihet i lodhur, ne mendime, dhe ka prej tyre qe kan deshire te pushojn, e jo te durojn kurimin. Dua nje sqarim te thjesht dhe bindes. Nese dikush mund te me jap. Ju Faleminderit.

    Nga Ermal.26 Jan, 2010

  3. ermal une do te pergjigjem njeriu ne depresion ka mundesi te jep mendime si te kurohet po mvaret qfar mendimeve ka aj person ,ka lloje te ndrryshme te depresionit as nje njeri nuk t`beson se ne qfar gjendje eshte personi q e eshte ne depresion vetem. met vertet eshte ndjenje e keqe

    Nga burimi27 May, 2010

  4. miredita ,

    une jam 19 vjecare dhe kam nevoje per nje psykolog. A ka mundesi te me jepni ndonje adres te specialisteve ne tetove?
    flm

    Nga Hasan mUsa6 Aug, 2010

  5. jam nje burre i moshes 40 vjece dhe vuaj nga deoresioni qe prej nje viti.ndihem shume keq, me ik deshira per cdo gje ,nuk gezohem dot dicka me ndrydh ne koke .Nuk kam deshire te flas me askend kur jam ne kete gjendje ,gjithcka me streson ,nuk duroj zhurmat,sa me femijet e mi nuk mund te kenaqem,nuk me gezon asgje dmth qendroj i vetmuar dhe s’me terheq asgje.fle shume dhe me duket se ndihem mire po pasi zgjohem rifillon gjendja depresive..Ka periulla qe ndihem mire,behem me alegro por me frikeson fakti se serish do kaloj ne ate gjendje .Jetoj ne Gjermani dhe kam marre mjekim por pa ndonje rezultat te dukshem.sa zgjat kjo situate?A ka sherim te plote nga ky lloj depresioni?

    Nga skender curaj11 Aug, 2010

  6. Ju lutem me ktheni me shpejte nje pergjigje per rastin qe ju tregoj.Dua t’i ndihmoj nj mikut tim,me duket qe ka depresion,nuk deshiron te flet asgje kur e pyes se cka e shqeteson,iken prej temes gjithmone,e sugjerove per t’shkuar te mjeku,eshte e kote,nuk ka asnje njeri qe mund ta bind te shkoje,me duket tani qe edhe me shume i eshte veshtiresuar gjendja pasi,rri shume zgjuar,nuk ben gjume,flet per suicid ndonjeher.Dua ti ndohmoje,ne rend te pare per shkak te humanitetit qe duhet ta kemi cdokush dhe e dyta e kam mik shume te mire.Pres sa me shpejt pergjigjen,thjeshte cka duhet te bej une,qe t’i ndihmoje.Ju falemnderit!

    Nga loni15 Dec, 2010

  7. pyetje per depresjonin per shjecimet nervore

    Nga landi qafa30 Dec, 2010

  8. pyetje per depresjonin

    Nga landi qafa30 Dec, 2010

  9. si mun te me ndimoni kam nje shjecim nervor prej tre vjetesh por kam perdorur ilace dhe ikam ndaluar prap por krizat me jan shtyuar me shum pres pergjigje ju faleminderit

    Nga landi qafa30 Dec, 2010

  10. desha te di sa mundet me zgjat depresioni

    Nga linda9 Feb, 2011

  11. ju lutem mendihmoni e kema nje vlla por ati i duket qe ka levizje ne trup por ato levizje i duken qe jan te nxeta .dhe sekat kalojn ato levizje i duket se po e djegun ska kurfar shprese se dote sherohet ndojher sa i perket analizat te gjihta i jan mir terapi ka marr po kurfar efekti ska ende edhe andikon meni her terapia ju falemnderit

    Nga amra10 May, 2011

  12. un jam 24 vjeqe dhe vuaj nga kjo semundje nuk kam asgje ne mendje vetm si te bej vetvrasje

    Nga shyhrete25 May, 2011

  13. JA MEGI DUHET TE DI A KUR DHE SI TI NDERPRES ILACET E OBSESIONIT SEPSE PO TI NDERPRES NUK JAM MIE DOZEN E KAM ULUR PO SI TI NDERPRES FAREKAM 1 VIT E QE I PI FLM

    Nga MIGENA3 Jun, 2011

  14. pershendetje me duhet ndihma juaj,kam pir hapa per depresion 7muaj dhe indrepreva pernjeher pas 1muaj e gjys serish filloj tem me kthehet depresioni tash ja fillova perseri me terapi po nuk kam fuqi aspak sun embaj veten aspak nuk haj,lodhje ndjej teper qaj pa ndal me ndihmoni

    Nga nita30 Jul, 2011

  15. vuaj nga depresioni qe ne muajin nentor. dhe kam tre jave qe trajtohem por jam akoma e brishte tej mase emocionalisht!

    Nga giula7 Sep, 2011

  16. ju lutem te gjithve qe te shkoni te mjeku i cili quhet dr.ferid agani zoti edhe ky mjek me kane sher prej depresijonit.

    Nga e sheruara nga depresijoni15 Oct, 2011

  17. pershendetje. motra ime ka siptomat e depresionit. para nje viti kaloj ne anoreksi dhe menjehere filloj terapine me mjeken. pas nje fare kohe ajo u be shume mire, dhe me kete rast ilacet qe merte pothuajse i hoqen, pasi doza qe shume e ulet. gjithmone me rekumandimin e mjeku. tani ka me shume se nje muaj ku semundja u shfaq perseri dhe ku ka filluar perseri konsultat me mjeken ku ajo i ka vene seroquel si antidepresiv. ka me shume se 10 dite dhe ende nuk shohim ndonje permirsim te gjendjes. sa informacion keni ju per kete ilac? a ja vlen qe ta vazhdoje? a shoqerohet ky medikament me dicka dytesore? cilat jane efektet anesore? dhe cfare ilaci sygjeroni ju? faleminderit

    Nga lola11 Nov, 2011

  18. Pershendetje,
    Po shkruaj pak me gjate pasi qe kan kalu afersisht 18 muaj qe po e kaloj kohen me te veshtire te jetes time.

    Simptomat e para kan qene nje nate me ethe shume me rahje te shumta zemre, djersitje nje ndjenj e papershkruar mundimi kam mendu qe at nate gjithqka mbaroj per mua. Te nesermen kam qene shum i lodhur, kokdhimbje dhe kam vendos me vizitu mjekun i cili pasi qe ma beri nje rengen te sinuseve me tha ta bej nje CT te kokes. Radiologu (nje mjek i ri si duket edhe laik ne lemin e tij) me tha me duket se atrofi cerebrale. Fillimisht nuk e kuptova qka dmth kjo diagnoz pasi qe hyra ne internet e lexova ateher fillova aq shum mu frigu kom qen te neurokiruret me te njohur e kan lexu ct dhe me kan then qe asgje nuk ke as nuk behet fjal per diqka te tille. prej asaj kohe deri tani kan kali afersisht 18 muaj dhe une gjithnje jam me ato dyshime qe kam diqka pasi qe kam simptome te ndryshme qe nuk me lene as nje dite te vetme qe qete. Pasi qe shume e zgjata por me te vertet kaloj periudh shum te veshtire dua qe simptomat e mia ti ceki qe te mund te me ndihmoni:
    ne fillim kam pas lodhje, dridhje te duarve, shtrengime ne nofulla, kokedhimbje, pastaj lodhja me ka shoqeruar shume gjate e qe here pas her edhe ndihna ashtu,
    pasi qe nje kohe kam perrdor seroxat dhe me von mjeku me ka rekomandu antidepressant Esram 10mg qe i perdori me shume se 5 muaj. Gjate ksaj kohe gjithmon mka shoqeru njo lodhje marramendje shpeshher, nganjeher edhe trubullim i te pamurit, mendime te kqija, gjithmon kthehem e mendoj qka me ka then aj mjeku ne fillim, frikohem te dal edhe pse nuk ri i mbyllur provoj ta mund friken po kursesi tia dal. Ka kalu kohe e gjate dhe kualiteti i jetes mu ka prish shume. Ne mosh jam i ri 27 vjeq mirpo jam prind kjo me ben te ndihem edhe me keq pse nuk mund te kenaqem me ta as sa du me jep 100% nga vetja.
    Gjithsesi 6 muajt e fundit ndihem me mire ne krahasim me kohen qe per mua ka qen “ferr” fillimi. Kam be analiza me ka dal holesteroli dhe trigliceridet e rituna, te gjitha te tjerat si te kardiologu te abdominali me kan dal mire.
    Ju lutem nese ka dikush qe mundet me me ndihmu ma ktheni ndonje mendim tuajin

    Nga Toni12 Nov, 2011

  19. un kisha depresion nje vit rresht simtomat ishin te njejta si qdo depresion mendime te keqija pa gjumesi frike ankth e shum gjera te tjera te keqija dhimbje ne te gjitha pjeset e trupit mendime rreth vdekjes e shum gjera negative tash jam mire flm zotit jam me treapi ma qe 1 vit un perdori sertralin hormosan 50 mg un ju bej apel qe gjitheve qe vuajjn nga kjo semundje mos te beheni marak
    se ju klon ne emer te zotit do te beheni ma mire se keni qene perpara po eshte edhe vullneti i vet pacientit ta largoj prej menjedes qe negativitet
    ti behet me shum mjek vetes se kjo kalon mos u beni merak un ju garantoj

    Nga dita18 Dec, 2011

  20. tung inderuar se ke shkrue ae je shnosh me vjen mir po sa koh u duft te tejekalojsh ket gjendje flm

    Nga kasim bajrami3 Jan, 2012

  21. toni un te kisha keshillu qe veq ushtrime te bejsh se un kam qen si ti njejt tash jam shum mir sipas siptomev tua behet fjal per depresion te lidhur me panik ushtro fitnes se paku 3 muaj dhe do ta shohish veten qe ke me qen shum ma mir dhe shum ma i fort sepse depresioni po ta hupke edhe imunitetin

    Nga valbona9 Jan, 2012

  22. prap dita jam un rash ne depresion pas lindjes se pare d.m.thpas 4 muaje un jetoj ne DE ish ne ks me terapi atje rreth 6 muajshe perdora Sulirid 50 mg dhe Amyzol.pas i kreva kto medikamente 6 muajsh i perdora fillova prap me terapi ktu tash ne DE perdoti Sertralin hormosan 50 mg tash d.m.th behen 15 muaj me terapi pa nderpre dhe semundje ka shum e sezon dimri munges e diellit…te gjitha analizat i kan perfekt kam qen edhe naper hoxhollar te shumt si ktu ne DE si ne KS simpomat e depresionit feja i quan SIHER simpomat jan te njejta…me rendesi te kemi sukses te gjithe qe vuajn nga kjo budallak kisha me quajt un pacienti duhet mu marr me ndonje aktivitet per ta tejkaluar kete ngjendej me pas kontakte me shume njerz me shetit,ka raste te perseritet here pas here po jan te sherueshum.sherim per te gjithe ju uroj

    Nga dita21 Jan, 2012

  23. prap dita jam un rash ne depresion pas lindjes se pare d.m.thpas 4 muaje un jetoj ne DE ish ne ks me terapi atje rreth 6 muajshe perdora Sulirid 50 mg dhe Amyzol.pas i kreva kto medikamente 6 muajsh i perdora fillova prap me terapi ktu tash ne DE perdoti Sertralin hormosan 50 mg tash d.m.th behen 15 muaj me terapi pa nderpre dhe semundje ka shum e sezon dimri munges e diellit…te gjitha analizat i kan perfekt kam qen edhe naper hoxhollar te shumt si ktu ne DE si ne KS simpomat e depresionit feja i quan SIHER simpomat jan te njejta…me rendesi te kemi sukses te gjithe qe vuajn nga kjo budallak kisha me quajt un pacienti duhet mu marr me ndonje aktivitet per ta tejkaluar kete ngjendej me pas kontakte me shume njerz me shetit,ka raste te perseritet here pas here po jan te sherueshum.tash ka rasete qe i mban 1 vjet ka 2 po mos mi nderpre hapat ju uroj te gjitheve sherim

    Nga dita21 Jan, 2012

  24. per te gjithe ata qe deshirojne te kurohen nga kjo semundje egziston sherimi dhe duhet ta pranojne edhe pse eshte shume e veshtire per situaten ne te cilen gjenden.qelesi i gjithe kesaj qeshtjeje eshte mendimi pozitiv.Familja dhe perkrahja e shoqerise dhe e rrethit te eshte shume e rendesishme per personin ne fjale,sepse ai nuk mund tja dale i vetem por te mos harrojme faktin se nese personi dorezohet vete dhe pret qe te tjeret ta sherojne atheher kjo gje asesi nuk do te rezultoje me sukses.AMY winehouse ka thene nje shprehje shume te bukur qe thote:nese ti nuk do te sherosh veten une nuk mund te sheroje ty! ANDAJ DURIM,MJEKIM PROFESIONAL,MENDIM POZITIV. TI NUK je as i pari dhe as i fundit qe po kalon ne gjithe kete gje e cila eshte e lodhshme derrmuese stresuese e shum e shum tipare te tjera negative te cilen e karakterizojne kete semundje .por ama me pune vullnet dhe deshire arrihen te gjitha.Zoti ju ndihmofte te gjithe atyre qe jane te diagnostifikuar me depresion dhe ju dhafte shume force per te vazhduar tutje!

    Nga arjeta12 Feb, 2012

  25. pershendetje..une jam nje djal 29 vjec dhe vuaj nga depresioni,po bej rreth 1 vit qe nuk ndihem mire kam shkuar dhe te psikologu dhe me ka dhene esram dhe xanax mirepo me sa shof keto ilace nuk me bene efekt,simptomat e mia jne shterngim ne gjoks,frike perzierje mendimesh qe me torturon pothujse gjithe diten me pak fjale nuk po harri dot ate kontrollin mbi veten me duket sikur kam per te ngelur keshtu gjithmone,pervec kesaj edhe gjumin e kam shume te keq gjithe naten shof vetem endrra te keqija sa me vjen frike te fle gjume,ju lutem me ktheni pergjigje me respekt armando

    Nga armando20 Mar, 2012

  26. jam ne gjendje te keqe shpirtrore nuk kam oreks nuk mund te fus gjum ne sy nuk kam guxim te dal vetem as 1oo metra ju lutem me ndihmoni nuk kam mundsi te shkoj te mjeku ashtu eshte situata nese aty keni ndonje psikolog ju lutem ma jep emrin e terapis qka kam nevoj te perdori me respekt e shpres per ndim

    Nga ermina26 Mar, 2012

  27. mirdita une jetoj ne belgjik qe nje vit dhe nuk enjo as vendin as gjuhen mire, dhe nuk di ku te drejtohem edhe une nuk ndihem mir edhe para 4 vite nuk kam qen mir kam qen te psikologu ne prizren hapa nuk kamperdor vetem ushtrime mkaloi isha me mir porprap tash nuk po eni veten mir,

    Nga linda12 Apr, 2012

  28. mirdita une jetoj ne belgjik qe nje vit dhe nuk enjo as vendin as gjuhen mire, dhe nuk di ku te drejtohem, nuk ndihem mir edhe para 4 vite nuk kam qen mir kam qen te psikologu ne prizren hapa nuk kamperdor vetem ushtrime. mkaloi isha me mir porprap tash nuk po endi veten mire,edhe para dy mujave e obertova nje femi te 11 javesh. Shtatzanin e kam pas me FIV por deshtoj kam frik se kandiku depresioni qekamas po edhe gjat shtatzanis fillova te behem nervoz me pengojke gjdo gje isha shum endjeshme.Edi se ne shtatzeni ndryshon gjdo gje po tash mas abortit kam shum kokdhembje edhe jam shum emerzitshme e tash poendi veten edhe me keq jam shum nervoze, edhe me endjeshme asgje nuk me duket qe po shkon mir krejt punt me jan mbeshtjellur,ju lutem me ndimoni ne juve kam shpres me respet linda

    Nga linda12 Apr, 2012

  29. depresijon si sherohet

    Nga arta shabani14 Apr, 2012

  30. pershendetje te gjitheve,un vuaj tashme 1 u ben qe vuaj nga kjo semundje,e vertet qe semundja ju lodh shum ju kap paniku se qfar do te ndodh me neve,kam perdor terapi vetem 2 jav aspak me shum sepse me thonin mos perdor se do te varesh nga ato keshtu qe i lash,pasi qe e pyeta nji profesoresh qe po ben doktorturen ne gjermani per psikologji,ajo me tha me trego se si ndjehesh…i thash sapo mar te flas me dike per veten qaj kot qaj se vuan shpirti,kete mund ta quaj semundje shpirterore..ajo me thaaa duhet te meresh me ushtrime shum gjithashtu te pi qumesht..ngase duhet te djersitemi e keqja te dal jasht neve..duhet durimmm me pas shummmm te mashtroheni me ca gjera mos pertoni te punoni…

    Nga kaltro4 May, 2012

Posto një koment