Dieta/Ushqimi - 26/02/10
Probleme me te ushqyerin – Anoreksia
Problemet me te ngrenet prekin shtate femra ne 1000 dhe nje mashkull ne 1000. (per shkak te mungeses se nje studimi te sakte te ketij problemi ne Shqiperi
keto shifra mund te ndryshojne pak) Zakonisht fillon si nje problem ne vitet e adoleshences por mund te ndodhe ne cdo kohe tjeter.
Nuk dihet me siguri se cfare i shkakton keto probleme por shume faktore qe mund te luajne nje pjese jane:
- Presioni Shoqeror, vecanerisht nga mediat, qe idolizojne te qenet e dobet
- Humbja e peshes na ben te ndjehemi mire dhe ne kontroll.
- Puberteti – Anoreksia frenon disa nga ndryshimet fizike qe na bejne te rritur.
- Probleme Familiare – te thuash “jo” ushqimit mund te jete e vetmja menyre per te shprehur ndjenjat.>
- Depresion dhe mosvleresim i vehtes. Ngrenia pa kriter mund te nise si menyre per te adresuar hidherimin.
- Gjenet – mund ta kesh ne gjak.
Anoreksia nervosa: simptomat
Te semuret nga anoreksia vuajne nga fiksimi me dieten dhe peshen e tyre. Gradualisht krijohet nje frike nga shendoshja dhe kane nje imazh te turbullt dhe te pasakte te trupit te tyre, duke pare veten si te shendosha, edhe kur jane te dobeta.
Mos ngrenia e mjaftueshme, ushtime fizike te teperta, rite te pasakonta te ngreni dhe abuzim me laksativet, shkaktojne nje humbje te madhe te peshes trupore.
- Pamundesi per te ndaluar humbjen e peshes pamvartesisht nga madhesia.
- Pirja e duhanit dhe pngrenia e cimcakizit per te patur peshen nene kontroll
- Humbja e interesit ne seks
- Tek femrat periodat behen te parregullta ose zhduken, tek meshkujt ereksionet dhe endrrat ndalojne, testikulat zvogelohen.
Pjesa me e madhe e anoreksikeve nuk kane qene ndonjehere mbipeshe ne te kaluaren.
Kush preket?
Anoreksia eshte nje crregullim i te ngrenit qe shpeshhere nis me nje diete normale per te humbur peshe., por kthehet ne nje forme te qellimshme te ngordhjes se trupit per ushqim, qe shkakton qe nje person te jete nen-peshe ne menyre te jashtezakonshme.
Anoreksia zakonishtfillon ne vitet e adoleshences por mund te filloje edhe ne moshe me te hershme ose me te vonshme. Femrat jane me prekura nga anoreksia sesa meshkujt, 90% e anoreksikeve jane femra.
Mendohet qe 4 veta ne 100 kane anoreksi. Pjesa me e madhe e mohojne problemin dhe mund te jene te depresionuar. Mund te trashegohet ne familje.
ShendetiOnline.com




8 Pergjigje per “Probleme me te ushqyerin – Anoreksia”
Shume e drejte qe nuk e pranojne qe kane problem. Motra ime ka vuajtur para disa vitesh dhe nuk e pranonte qe ishte e dobet
Nga Eva Koleci më 26 Feb, 2010
un jam 15 vjeq ja e gjat 1.70 kam 46 kg mundeni te me tregoni ndonje recet qe te trashem nuk jam ac e dobet por mua me duket ashtuu
Nga Arjona më 28 Feb, 2010
Arjona, duhet te hash ne orar te caktuar dhe perpiqu te mos lesh asnje vakt pa ngrene. Diete e pasur me Karbohidrate (duke perfshire makaronat, patatet dhe buken) si dhe proteina (mish qumesht) duhet te zgjidhe problemin
Nga Shendeti Online më 23 Mar, 2010
jam i gjat 1m 75cm pesha ime esht 53kg..kam nje trup krejt muskuj dhe e ndjej veten si te prekur nga anoreksia si mendoni ju
Nga arsid më 29 May, 2010
jam e gjate 163e peshoj50kg jam anaorekse te lutem me kthe pergjigje.
Nga bela më 7 Sep, 2010
Jam 21 vjeqar,i gjat 1m.83cm peshoj 68kg,kerkoj keshilla nga ju per ushqim te shendetshem,dhe kohen e ngrenjes me te efektshme, qe mund te ndikoj ne ngritjen e peshes time ju faleminderit per mirekuptim.
Nga valdrini më 16 Sep, 2010
une po du me shtu pesh ama sdi pse spo muj,se ni koh kom majt diet e tash ha ama nuk shendoshna nuk e di pse amund te me tregoni
Nga adelina më 5 Mar, 2011
s.a pershendetje nga un Shendetionline.com nese ka mundesi nje ndim per veten time kam shum problem me ushqymin jam shum i dopt jam i gat 1.86 kam 65 kg shum her kam pij vitamina e buk po ha 3 her ne dit por as nje gram me teper smuj me shtu zdi ku esht problemi nese mundet ndim nga ju flm nese jo prap flm suksese ne te ardhmen per ju gjith s.a
Nga Muslim më 26 Jan, 2012