Pagjumesia (Insomnia)

Pagjumesia...

Cfare eshte Insomnia?

Insomnia eshte crregullimi i regjimit te gjumit , veshtiresi per te rene ne gjume dhe per te qendruar ne gjume. Pacientet qe vuajne nga Insomnia kane keto simptoma:

  • Veshtiresi per te rene ne gjume
  • Prishje te gjumit shume here gjate nates dhe veshtiresi per te shkuar serisht ne gjume
  • dalja e gjumit heret ne mengjes
  • ndjehen te lodhur kur zgjohen

Llojet e Insomnias

  • Insomnia Primare. Kur pacientet kane probleme me gjumin pa patur ndonje problem mjekesor tjeter.
  • Insomnia Sekondare. Ku pacientet nuk mund te flene per shkat te ndonje shqetesimi mjekesor (azma, depresion, kancer) kane dhimbje, jane ne disa ilace te caktuar ose ndodhen nen influencen e ndonje substance tjeter (p.sh. alkolit).

Insomnia Akute dhe ajo Kronike

Pagjumesia varion ne sa shpesh dhe sa kohe zgjat. Mund te jete per periudhe te shkurter (akute) ose per periudha te gjata (kronike). Gjithashtu mund te shfaqet edhe me hope, duke patur periudha te tera kur pacienti nuk ka probleme me gjumin. Insomnia akute quhet kur nje person ka probleme per nje nate deri ne nje jave, Ndersa kronike quhet kur personi ka probleme pagjumesie tre dite ne jave per nje muaj ose me teper.

Shkaqet e Insomnias

  • DIsa nga shkaqet e pagjumesise akute jane;
  • Stress i madh ne jete (ndryshimi apo humbja e vendit te punes, vdekje ne familje, divorci , etj)
  • Shqetesim emocional ose fizik.
  • Faktore te ambjentit, zhurmat dritat, temperaturat (nxehte ose ftohte) qe nderhyjne ne gjume.
  • Disa lloj mjekimesh mund te ndikojne tek gjumi (mjekimet e azmes, alergjive, ilacet per depresioni, per te ftohtin, per tensionin e gjakut)
  • Prishja e orarit te gjumit (psh kur ndryshon shtet, ose kur ndryshon orarin e  turnit te punes)

Shkaqet e Pagjumesise kronike

  • Depresioni ose ankthi
  • Stresi kronik
  • Dhimbje ose shqetesim naten

Simptomat e Insomnia

Disa nga shenjat e insomnias jane:

  • Pergjumesi gjate dites
  • Te ndjehurit i lodhur  ne pergjithesi
  • Irritim
  • Probleme me perqendrimin ose me memorien

Diagnostifikimi i Insomnias

Mund te behet nga mjeku juaj, dhe mund te perfshije nje egzaminim fizik, historine mjekesore dhe historine tuaj te gjumit. Mund tju kerkohet nga mjeku qe te mbani nje ditar per nje jave ose dy per orarin e gjumit dhe si ndjeheni gjate dites. Gjithashtu mjeku mund te kerkoje nje interviste me personin qe flini per te mesuar cilesine dhe sasine e gjumit tuaj. Ne disa raste egzaminimet ne qendra te specializuara per gjumin mund te jete e nevojshme.

Kurimi i Insomias

Pagjumesia akute nuk eshte e nevojme te trajtohet me ndonje ilac. Zakonisht nje regjimit i rregullt gjumi eshte efektiv. Ne qofte se pagjumesia ju pengon funksionimin normal gjate dites, atehere mjeku mund tju rekomandoje ilace qe ndihmojne gjumin, zakonisht keto jane ne doza te lehta dhe me efekt te shkurter per te mos shkaktuar pergjumje gjate dites. Evitoni blerjen dhe pirjen e ilaceve te gjumit sepse mund te kene efekte dytesore dhe perdorimi i tyre per nje kohe te gjate ben qe te humbasin efektin.

Kurimi i pagjumesise kronike behet duke kuruar shqetesimet mjekesore qe e shkaktojne si psh dhimbja. Ne qofte se insomnia vazhdon pas trajtimit te problemeve mjekesore atehere mjeku mund te sugjeroje nje terapi per regjimin e gjumit. Regjimi eviton veprimet qe mund te shkaktojne pagjumesi, dhe meson pacientit si te praktikoje veprime pozitive per gjumin. (teknika per relaksim, etj.)

Zakone te mira per te fituar mbi pagjumesine

Ja disa keshilla per te mundur insomnian dhe per te mundesuar nje gjum sa me te plote, gjithashtu te quajtur dhe “higjena e gjumit”:

  • Perpiquni te shkoni ne te njejten ore per te fjetur dhe zgjouni ne te njejten ore. Marrja e dremkave gjate dites nuk rekomandohet sepse mund tju mbaje zgjuar gjate nates.
  • Evitoni konsumin e Kafeines, Alkolit dhe Nikoties gjate pasdites. Kafeina dhe Nikotina jane simulante dhe ju pengojne qe te flini. ALkoli mund te shkaktoje nderprerje te gjumit gjate nates dhe prish cilesine e gjumit.
  • Beni ushtrime fizike por jo para se te flini sepse mund te simuloni trupin per te qendruar zgjuar. Ekspertet mendojne qe nuk duhet bere aktivitet fizik me vone se 3 ore para gjumit.
  • Mos hani rende para gjumit, ne te kundert Dicka e lehte mund te ndihmoje.
  • Ndiqni nje regjim relaksimi para gjumi, lexoni nje liber, degjoni muzike apo beni nje banje.
  • Mos e perdorni krevatin per asnjegje tjeter pervec se gjumit dhe seksit.
  • Ne qofte se nuk mund te flini apo nuk jeni pergjumesh cohuni dhe beni ndonje aktivitet te vogel.
  • Ne qofte se vrisni mendjen dhe shqetesoheni per gjera te ndryshme, beni nje liste me ato gjera qe keni per te bere para se te shtriheni per te fjetur qe te mund te qetesoheni kur te jeni ne krevat.

Kanceri i Lekures (Skin Cancer)

Kanceri i lekures (skin cancer)
Kanceri i lekures eshte nje rritje malinj (eng. malignant) ne lekure dhe mund te kete shkaqe te ndryshme. Kanceri i lekures zakonisht zhvillohet ne epiderme (eng. epidermis) e cila eshte shtresa me e jashtme e lekures dhe zakonisht tumori shihet qarte. Kjo i ben qe shumicen e kancereve te lekures te jene te kapshme ne fazat e zhvillimit te pare. Jane 3 lloje te zakonshme dhe secila merr emrin nga llojet e qelizave te lekures ne te cilat zhvillohet. Kanceret e shkaktuara nga rrezet UV mund te parandalohen nga evitimi i ekspozimit te tepert ne diell ose ne rrezet UV, dhe nga veshje mrojtese kundra diellit. Gjithashtu perdorimi i kremit kunder diellit eshte i rekomanduar shume nga organizatat mjekesore si nje mase per te ndihmuar per tu mbrojtur nga kanceri i lekures. Njerezit te semure me kancer te lekures ne shumicen e rasteve jetojne, shum perqindje e ulet vdesin.
 
3 llojet me te njohura jane:
1.basal cell carcinoma (BCC)
2. squamous cell carcinoma(SCC)
3.malignant melanoma
Disa lloje te tjera me te rralla jane : dermatofibrosarcoma protuberans, merkel cell carcinoma, kaposi’s sarcoma.
Faktoret e rrezikshem te kancerit te lekures:
Ekspozimi i tepert ndaj rrezeve UV ( ultraviolet) shkakton demtimin e ADN-se (eng.DNA) e cila rezulton ne kancer. Mos ekspozoni vehten ne diell nga 10 e mengjesit deri ne 4 pasdite sepse ne kte kohe rrezet e diellit jane me te rrezikshme. Gjithashtu dhe sallonet e ndryshme qe perdorin rreze artificiale ose sic njihen ndryshe Tanning Beds, jane gjithashtu te rrezikshme dhe jane te lidhura me kancerin e lekures. Meqe tanning beds shkaktojne demtin indirekt te DNA, perdorimi i tyre eshte i lidhur me kancerin e lekures me vdekjeprures i cili eshte Malignant Melanoma.
Gjithashtu duhet patur kujdes te shikoni plaget ne lekure qe nuk sherohen, sidomos djegiet. Kur nje plage nuk sherohet ato mund te zhvillohen ne llojin e kancerit te quajtur Squamous Cell carcinoma.
Ne kancerin e lekures ka te beje dhe predispozicioni gjenetik duke perfshire dhe CMNS “congenital melanocytic nevi syndrome” e cila eshte e karakterizuar nga prania e “nevi” ose nishaneve te cilat jane madhesi te ndryshme dhe qe shfaqen ne ose brenda 6 muajve pas lindjes. Nishanet qe jane me te medhenj se 20mm jane ne rrezik me te madh per tu bere kanceroze. Kur shihni qe nje nishan tuaji ndryshon forme apo madhesi, duhet kontrrolluar menjehere tek dermatologu. Zakonisht nishanet qe behen kanceroze nuk jane ne forme te rrumbullaket sic jane nishanet e zakonshem. Meqenese faktori kryesor i kancerit te lekures eshte ekspozimi i tepert tek rrezet e demshme UV, keshillohet qe te lyeni me krem gjithmone para se te dilni jashte me SPF 50 dhe te lyeni cdo 2 ore pasi te keni bere not.
Disa nga simptomat:
Basal cell carcinoma zakonisht duket si kokerr e lemuar e rritur ne pjesen e lekures qe ekspozohet me shume ne diell ( koke, qafe ose supa) Ndonjehere mund te shihen dhe damare gjaku tek tumor-i. Ngaterrohet shume here me nje plage ne lekure qe nuk sherohet. Shpeshhere zhvillohet rrjedhje gjaku ne qender te tumor-it dhe lekura behet si me kore.
Squamous cell carcinoma eshte zakonisht si nje pjese e kuqe, e trashe, si tip luspe ne lekure. Mund te kete rrjedhje gjaku apo shnderrim ne ulcer (eng. ulceration). Kur nuk kurohet zakonisht perhapet ne nje mase te madhe.
Melanoma eshte kur ne lekure dallohet nje pjese qe eshte ngjyre kafe ose e zeze. Zakonisht zmadhohet, ndryshon forme, dhe ngjyre. GJithashtu nishanet qe jane ngjyre te erret kur zmadhohen, krruhen, rrjedhin gjak, shkaktojne dhimbje apo dhe kur shfaqet nje nishan i ri kur je i rritur, duhen te konsultohen menjehere tek mjeku.
 
 
Kurimi
Kurimi eshte zakonisht me operacjon qe perfshin heqjen e pjeses se infektuar dhe duke qene te sigurt qe anet te mos jene te infektuara me qelizat kanceroze. Kur kanceri ka leshuar metastaza dhe operacjoni nuk eshte i mjaftueshem perdoret dhe chemotherapy-ja
 
 
 
 
 

 

Perse bebet qajne “me te madhe”?

Perse qajne Bebet?

Perse qajne Bebet?

Perse bebet qajne gjithe kohes?

Menyra me efektive per te komunikuar nevojat e tyre eshte te qarit. Pjesa me e madhe e bebeve harxhojne 7% te dites duke qare. Prinderit e rinj zakonisht u duhet pak kohe qe te mesojne te interpretojne se perse qan femija e tyre. Zakonisht pas kater ose gjashte muajsh ata jane ne gjendje te dallojne te qaren nga dhimbja, te qaren kur jane te uritur ose pa gjume si dhe ate qe bebet bejne kot.

Shume bebe te vogla kane episode qarjesh te medhaja qe mendohet te shkaktohet nga ndonje shqetesim, por kjo gje nuk eshte vertetuar. Edhe ne moshen nente muajshe, nje ne kater bebe , kane keto faza te qari pa ndonje shkak.

Cfare eshte e qara me te madhe?

Kur nje bebe qan si zakonisht por qe degjohet sikur nuk eshte normal, kur ka ndonje shqetesim mjekesor, ose kur eshte shume i lodhur. Frymemarja mund te veshtiresohet, dhe e qara nderpitet nga mbytje, nevoja per te marre ajer.

E qara me te madhe mund te ndodhe ne kohe te caktuara te dites, ne vartesi te rutines se bebes, te ushqyerit, te fjeturit etj.

Cfare e shkakton?

Gjithmone duhet patur kujdes per ndonje problem mjekesoz, zakonisht infeksion i veshit, probleme me tretjen e ushqimit, probleme me rruget e frymemarrjes, meningjiti. Alergjite dhe ferkimet/irritimet nga bebelinat duhen patur ne konsiderate.

Ne qofte se ka shenja te dukshme si enjtje/skuqje te lekures apo temperature te larte, drejtohuni menjehere tek mjeku.

Javet a para te jetes eshte normale qe bebet te qajne pa pushim, ndonjehere dhe dite me rradhe.  Mjeket mendojne se nuk eshte gje per tu shqetesuar dhe nuk kane shpjegim per kete gje. Bebet tregojne shenja sikur jane ne dhimbje apo shqetesim mbledhin kembet ne bark dhe skuqen ne fytyre kur qajne, gjithashtu mund te nxjerrin gazra. Femijet hane dhe shtojne ne peshe normalish pamvartesisht nga e qara. Ne qofte se zvillimi i femijes nuk eshte normal kontaktoni mjekun menjehere.

Dalja e dhembeve shkakton gjithashtu qarje qe duken si pa shkak. Beben behen te irrituara, kane temperature te lehte. Dalja e dhembit te pare ndodh afersisht nga muaji i katert.

Disa femije jane te ndjeshem ndaj tensioneve ne familje ose te prishjes se rutines. Disa femije te tjere duan qe tu vihet rendesi gjithe kohes ose pelqejne te keni gjithmone dike afer. Jane dhe disa te tjere qe mesaduket qajne pa arsye…

Shpjegime te mundeshme jane, komplikimet/traumat gjate lindjes , tentative per te cliruar stresin, pelqimi i zerit te tyre si dhe personaliteti i bebes.

Cfare duhet bere?

Fillimisht duhet te eleminoni shkaqet e zakonshme te qarjes; uria, pagjumesia, bebelino e lagu, apo kur bebet kane ftohte.

Bebet duhet te jene te mbeshtjella ne nje ambjent relativisht te ngrohte. Ne krevat duhet te kene nje mbulese te lehte te cilen mund ta qellojne me kembe ne qofte se nxehen shume. Bebet nuk kane nevoje per kapuc kur jane brenda ne shtepi!

Disa bebe e kane te veshtire te krijone nje rutine per vehten e tyre, kurse disa te tjere kane probleme per te fjetur. Duhen rreth 12 jave qe nje bebe te formoje aktivitetin e duhur ne tru per te patur nje rutine.

Shume bebe preferojne te lihen ne nje cep te ngrohte ne qetesi, te tjeret preferojne te mbahen ne dore te ledhatohen. Disa preferojne qetesine kurse disa te tjere preferojne muziken. Ka bebe qe preferojne ti mbash ne dore gjithe kohes.

Menyra me e suksesshme per bebet eshte rutina e njejte e larjes, gjumit, ushqimit dhe e ninullave.

Cfare te besh kur nuk ke shpjegim per te qarat?

Pasi te keni eleminuar gjithe shkaqet e mundeshme dhe jeni ne piken ku keni nevoje se sben per clodhje vendoseni beben ne nje vend te sigur dhe ngrohte , si psh ne krevatine vet dhe dilni ne dhome tjeter, shikoni TV. Eshte normale kthimi pas disa minutash per ta kontrolluar, sic eshte normale dhe shqetesimi qe ndjeni kur skeni beben prane, por perpiquni te shkeputeni ngadale duke shtuar kohezgjatjen midis kontrolleve.

Bebet ndonjehere pushojne se qari ne menyren misterioze me te cilen nisen te qanin, por ndodh qe ndonjehere nuk e heqin kete ves me muaj apo vite te tera.

Sigurohuni qe te pushoni dhe te clodheni sa me shume qe te keni mundesi. Gjithmone duhet tu thoni po ofertave per ndihme nga familjaret apo miq te besuar. Ne qofte se keni shume veshtiresi me beben kontaktoni mjekun! Kerkoni ndihme para se te kthehet ne krize!

Dr.R. Hicks

Fakte Mbi HIV Dhe SIDA

1) SIDA Shkaktohet Nga Virusi HIV(Human Immuno-Deficiency Virus) I Cili Shkatërron Sistemin E Mbrojtjes Së Organizmit Dhe Për Pasojë Trupi e Humb Aftësin E Shërimit Dhe Vdes.Nuk Ka Shërim Nga SIDA.

2) Shenjat e Para Të Sëmundjes Mund Te Paraqiten 10 Vjet Pas Infektimit Me Virusin HIV.Gjatë Kësaj Periudhe Personi Mund Të Duket I Shëndoshë Dhe Mund Ta Transmetoj Virusin Te Të Tjerët.Terapitë Mjeksore Mund Ta Mbajnë Të Sëmurin Në Gjendje Të Shëndosh Edhe Më Gjat , Por Virusi Prej Tij Mund Të Përhapet Edhe Më Tutje.

3) HIV Bartet Nëpërmjet Këmbimit Të Lëngjeve Trupore Të Trupit Të Infektuar .Asnjë Rast I Marrjes Së Virusit Nga Pështyma E Gojës Gjatë Puthjes Nuk Është i Njohur, Vetëm Në Rast Te Ndonjë Prerje Ose Çarje Në Gjuhë.

4) HIV Më Së Shpeshti Përhapet Nëpërmejet Mardhnieve Seksuale.

5) Më Së Shumti Në Rrezik Për Tu Infektuar Me HIV/SIDA Janë Njerëzit Që Kanë Ifeksione Të Bartuara Seksualisht (STI sexually-transmitted infections). Gjtë Mardhënieve Seksuale Ata Persona Patjeter Duhet Te Përdorin Kondom.

6) Rreziku Nga HIV/SIDA I Bartur Nëpërmjet Rrugëve Seksuale Mund Të Zvoglohet , Në Qoftë Se Njerzit Nuk Bëjnë Seks , Në Qoftë Se Seksi Bëhet Vetëm Me Partnerët E Painfektuar , Ose Seksi Bëhet Në Mënyrë Te Siguruar - Seks Pa Panetrim Ose Me Përdorium Te Kondomit.

7) Njerëzit Që E Infektojnë Veten Me Drogë Jan Njerzit Më Të Rrezikuar Nga HIV/SIDA.Ata Duhet Të Përdorin Gjithmonë Shiringa Të Pastërtja E Jo Shiringa Të Përdorur Nga Të Tjerët .

8) Kontaktoni Me Mjekun Ose Me Qendrën Për HIV/SIDA Për Tu Konsultuar Dhe Bërë Testimin Po Që Se Dyshoni Se Jeni Të Infektuar Me HIV.

9) HIV Nuk Transmetohet Nga Kontaktet E Përditshme Si Përshëndetja Dorë Për Dore , Përdorimi I Banjos Ose Toaletit , Krevatit , Enëve Ose Ushqimit ,Kafshimit Të Mickonjave Ose Insektet Tjera , Kollitjes E As Teshjtitjes.

10) Gjdonjëri Meriton Mëshirë Dhe Mbështetje.Diskriminimi Ndaj Personave Të Infektuar Me HIV Ose Ndaj Cilitdo Që Është I Rrezikuar Është Dhunim I Të Drejtave Insivuduale Të Njeriut Dhe Rrezikim Të Shëndetit Publik.Gjdo Person I Prekur Nga Virusi HIV Meriton Të Ketë Mëshir Dhe Mbështetje.

Kafeja Dhe Te Mirat e Saj…

Pini Kafen - Ajo Ju Ben Mire!

Kafeja e mengjeseit

Kafeja e mengjeseit

Mberrijne me ne fund lajme te mira shkencore nga Italia, per ata miliona njerez ne bote,- sigurisht edhe ne Shqiperi,- qe pijne cdo dite kafe. Ajo madje keshillohet si nje terapi e mire edhe per nje sere semundjesh, perfshi ate te zemres, por mos u cudisni, edhe per femijet. Por, nuk eshte e keshillueshme per grate shtatzena dhe ata me ulcer ne stromak ne Milano.

Kafeja, thote nje prej dietologeve me te njohur te Italise, te ben mire- ju, ashtu edhe femijeve.

Filxhani i mengjesit i ekspresit qe behet ne kuzhinen e shtepise apo pihet shpejt e shpejt ne nje kafene gjate rruges per ne pune, eshte nje rutine e perditshme per miliona italiane.

Por ka shume vite qe informacionet per menyren e tyre me te preferuar per te filluar diten jane negative- per shembull nje nga lajmet me te fundit ishte qe mjeket i kishin thene kryeministrit britanik Toni Bler te pinte me pak kafe.

Por tani duke se batica po ulet. Harrojini njoftimet frikesuese, thote dietologia Chiara Trombeti, e institutit Humanitas Gavazeni ne periferi te Milanos. Ka arsye te shendosha shkencore per ta gezuar ekspresin e mengjesit pa u shqetesuar per pasojat negative ndaj shendetit.

Kafeja mund te te beje mire- thote ajo- dhe sa me e forte te jete aq me e mire. Prandaj ajo rakomandon nje ekspes ne vend te nje neskafeje te pergatitur vete, qe nuk eshte fare italiane.

Te Dhena Shkencore!

Dr. Trombeti thote se ajo e urren edhe vete kete gje- por ve ne dukje nje numer te madh faktesh shkencore qe mbeshtesin theniet e saj. Kafeja permban tanin dhe antioksidante- qe jane te mire per zemren dhe arteriet, thote ajo. Kafeja mund te te lehtesoje dhimbjet e kokes. Ajo eshte e mire per melcine dhe mund te ndihmoje ne parandalimin e cerozes dhe gureve ne veshka. Dhe kafeina ne kafe mund te zvogeloje rrezikun e krizave te azmes- dhe ndihmon ne permiresimin e qarkullimit brenda zemres.

Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk eshte e mire per te gjithe. Nese pi me shume se c’duhet mund te te beje nervoz, te te shkaktoje shpejtim te rrahjeve te zemres dhe dridhje te duarve. Grate shtatzena, te semuret me zemer dhe ata qe vuajne me ulcera ne stomak zakonisht keshillohen ta shmangin kafene.

Edhe Dr. Trombeti thote se asnje nuk duhet te pije me shume se 3- 4 filxhane ne dite. Por eshte vecanerisht nje grup italianesh qe mund te perfitojne me shume nga keshillat e saj. Shume prinder mund te tmerrohen nga ky mendim, por Dr. Trombeti kembengul me force se nje filxhan qumesht me kafe mund te jete nje fillim ideal per brezin tjeter te te apasionuarve pas kafese- femijet gjumashe te Italise- duke i nxitur trurin atyre para nje dite qe shpesh zgjat nga ora 08. 30 ne 04. 30 mbasdite.

BBC

Kafeja ndikon mire per:

” zemren e arteriet

” dhimbjet e kokes

” melcine

” cerozen

” guret ne veshka

” azmen

” Ndersa aroma e kafese se sapo bere vertitet cdo mengjes ne mijera sheshe, lajmet jane te mira per miliona e miliona njerezit neper bote,- sigurisht edhe per shqiptaret,- per te cilet kafeja eshte pija me te preferuar e mengjesit “

Marihuana armiku më i madh i dhëmbëve

Marihuana

Marihuana

Njerëzit të cilët pinë rregullisht marihuanë janë më të prirë ndaj sëmundjes së dhëmbëve, që në rastin më të keq mund të sjell deri tek paradentoza.
Hulumtimi më i ri ka treguar se pirja e shpeshtë e marihuanës është drejtpërdrejt e lidhur me më shumë se 75% të rasteve të sëmundjeve të dhëmbëve, dhe atë tek personat më të rinj se 32-vjeç.

Inflamacioni i mishit të dhëmbëve është shkaku më i shpeshtë i shkatërrimit të dhëmbit, menjëherë pas paradentitit.

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Otago, King’s College London, universitetet Duke dhe North Carolina, kanë përcjellë shëndetin e dhëmbëve të 1.000 njerëzve të lindur në Dunedin, në Zelandë të Re, mes viteve 1972 e 1973.

Sëmundjet e dhëmbëve dhe paradentoza më herët shpesh janë ndërlidhur me cigaret, por kjo është hera e parë që hulumtohet lidhja me pirjen e marihuanës.

Studimi është publikuar në Journal of the American Medical Association, pas hulumtimeve të cilat kanë lidhur marihuanën me problemet mentale dhe sëmundjet e mushkërive.

Mjalti dhe bletet



Disa fakte interesante rreth mjaltit dhe bleteve.


1. Mjalti eshte ushqim ne nuk prishet apo nuk skadon asnjehere. Ne qofte se ruhet ne nje ene te mbyllur rron pafundesisht. Mjalti eshte nje prej ushqimeve me te vjeter ne bote, psh eshte gjetur ne Egjipt, tek varri i Mbretit Tut i paprishur.


2. Mjalti eshte 25% me i embel se sheqeri per shkak te nivelit te larte te Fruktozes ne te.


3. Mjalti krijohet nga nektari i luleve i cili perzjehet me enzimat e bleteve the bletet avullojne nje pjese te ujit te nektarit duke perplasur krahet. Ngjyra aroma dhe shija e mjaltit ndryshon ne vartesi te luleve qe vizitojne bletet.


4. Nje blete gjate jetes se saj prodhon vetem 1/12 e nje luge ēaji mjalte.


5. Ne mitologjine Greke, Kupidi i zhyste shigjetat ne mjalte qe te embelsonte zemrat me dashuri.


6. Vizatimi me i vjeter i bleteve dhe mbledhjes se mjaltit eshte gjetur ne nje shpelle ne Spanje dhe mendohet te jete bere 15.000 vjet me pare.


7. Democritus (460-370 BC), filozofi grek, perdorte nje diete te pasur me mjalte dhe jetoi 109 vjet.


8. Mjalti ishte ilaci me i perdorur ne Egjiptin e lashte. Nga 900 receta qe jane zbuluar rreth asaj kohe 500 kane qene te bazuara tek mjalti. Ne Romen e lashte mjalti perdoret per te ndihmuar pacientet te flinin gjume.


9. Napoloni zgjodhi bleten si simbol te tijen pas kurorezimit ne 1807.

10. Ne 1984, gjate nje eksperimeti ne hapesire, bletet munden te ndertonin nje koshere ne kushte te jashtezakonshme duke mos patur forca rendese.


11. Bletet kane 4 krahe dhe 5 sy.


12. Bletet perplasin krahet 11.400 here ne minute dhe mund te fluturojne me nje shpejtesi prej 20 km/ore.


13. Mreteresha pjell 1000-1500 veze ne dite.

15. Duhen rreth 10kg mjalte per te ushqyer nje koshere bletesh gjate dimerit

16. Mjalti permban shume vitamina dhe antioksidante pa patur indyre apo kolesterol.

17. Mjalti permban po aq antioksidante sa edhe spinaqi dhe nje lloj antioksidanti, “pinocembrin” gjendet vetem tek mjalti.

18. Per shume vite kengetaret e operas kane perdorur mjaltin per te zbutur fytin dhe per te shtuar energjine.

19. Mjalti eshte i vetmi ushqim qe permban gjithcka qe i duhet njeriut per te jetuar, duke perfshire dhe ujin.

20. Mjalti ka vetine te thithe uje, gje qe e ben shume evektiv per zbutjen e lekures se djegur.

21. Mjalti shpejton mbylljen e plageve dhe lufton infeksionet. Mjekesia moderne e cileson mjaltin si nje prej antibiotikeve te natyres, i cili ka veti te ndaloje zhvillimin e bakterieve dhe te shume llojeve te mykut. Eshte verejtur se mjalti ngordh disa bakterie qe jane rezistente ndaj antibiotikeve tradicionale.

Heres tjeter qe hani mjalte kini parasysh keto gjerat mesiper.

5 gjera te thjeshta qe mund te ulin rezikun e kancerit te gjirit

Shkaqet e kancerit jane te shumta dhe disa prej tyre nuk mund ti ndryshosh dot, megjithate jane disa gjera qe ulin shancet e ketij kanceri ose te pakten jane pozitive per ndalimin e shfaqjes se kancerit ne moshat e reja.

  1. Kufizojeni vehten ne 1-3 pije alkolike ne jave
  2. Beni ushtrime fizike 3 here ne jave. Perpiquni qe rrahjet e zemer te jene mbi ate normalen te pakten per 20 minuta.
  3. Kujdesuni qe te keni nje peshe trupore te arsyeshme ose deobesohuni po te jeni mbipeshe. Nje sdudim i fundit i Universitetit te Teksasit tregon qe femrat mbipeshe kane nje mbijetese me te vogel ndaj ketij kanceri si dhe nje forme me agresive te tij.
  4. Beni nje vete-egzaminim te gjoksit cdo muaj. Mund te kapni kokrrat ne gjoks para mamogramit. Sa me shpejt te kapet kanceri i gjoksit aq me te mira shancet e kurimit me sukses.
  5. Grate mbi 40 vjec duhet te bejne mamogram cdo vit.

Alergjite gjate femijerise

Cfare duhet te dine prinderit?

Rastisjet e alergjise tek femijet jane rritur shume keto dy dekadat e fundit. Tani ka akoma me shume femije me azme, alergji nga barerat dhe ekzema. Rritja e prevalences se alergjive eshte e shoqeruar me rritjen e rasteve me azma, e cila eshte bere diagnoza primare ne spitalet pediatrike. Eshte vene re nje fluks i gjere femijesh te rreth moshes 6 mujoreshe, te cilet jane prezantuar me nje rash alergjik (ekzema) po ashtu dhe raste azmatike, si dhe irritime kronike nazale (rhinitis kronik). Prinderit thone se femijet e tyre kane hunde te mbushura me sekrecione nazale, e kruajne vazhdimisht dhe syte i kane te perlotura, kolliten dhe teshtijne, pa pranine e ndonje infeksioni viral. Shume jane te bindur se pikerisht ekspozimi i femijeve te tyre ndaj luleve, barishteve, rrobave te ndejtura, dhe kafsheve shtepiake eshte fajtori kryesor.

Kujdesuni per gjunjet tuaj!

Gjate gjithe viteve te jetes tuaj , gjunjet kane duruar aktivitetin e ecjes, vrapit, kercimit, ngjitjes se shkalleve dhe shume te tjera. A ka ndonje problem nga keto gjera per gjunjet tuaj? Gjate viteve kerci i gjunjeve eshte holluar dhe zbutur per te bere te mundur nje levizje sa me te rehatshme. nje studim i  Johns Hopkins School of Medicine thote se cereku i grave mbi moshen 60 vjet kane dhimbje gjunjesh. Por ju mund te mbroni gjunjet tuaj dhe te ndihmoni ne parandalimin e problemeve te tyre duke krijuar muskuj te forte , duke stabilizuar ato dhe duke praktikuar nje sere ushtrimesh. Nje program ushtrimesh 10 minutesh eshte zhvilluar nga Mike Roberson, trainer personal dhe profesor i mekanikes se gjunjve. Mund ti beni keto ushtrime ne fund te ushtrimeve e tjera ose vetem. Synoni ti beni dy here ne jave per 12 jave dhe do te keni me shume elasticitet ne ecje si dhe sdo te pertoni ne vraponi apo te kerceni!

Cfare ju duhet?

  • pesha 1-2kg
  • llastike rezistence
  • stol (mund te perdorni edhe shkallet ns nuk keni stol)

Si do ushtroheni?

  • beni 1-3 grupe te cdo ushtrimi (i gjithi zgjat 10-20 minuta ne vartesi te grupve qe beni) Ne qofte se keni nevoje per nxehje, marshoni ne vend per 2-5 minuta

Ushtrimi 1

midhja

Forcon muskujt e vidheve/belit. Duke mbajtur nje peshe ne dore si ne foto, uleni dhe ngrini gjurin siper sa me lart qe te mundeni. Rreth 15 here para se te ndroni pozicjonin per kemben tjeter.

Ushtrimi 2

hapat

Per te stabilizuar muskujt qe levizin gjurin. Ngri kemben qe ke ne toke ne maje te gishtave per 5 sekonda dhe ule prape. beje rreth 12 here para se te ndrosh kembe

Ushtrimi 3

teheqja

Ushtrimi 4

llastiku

3 keshilla

  1. perdorni ushtrime kardio per te luftuar dhimbjet. Nje studim i 127 grave pa probleme te meparshme te gjunjve tregoi se ato te cilat kishin bere ushtrime kardio per rreth 20 minuta ne dite kishin me shume kerc tek gjunjet se ato qe nuk ushtroheshin.
  2. merrni suplemente. NJe studim i grave te cilat merrnin Glukozamine 1500mg ne dite per 3 vjet nuk pate asnje konsumim apo demtim te gjunjeve.
  3. hani perimet. ata qe hane perimet e pasura me vitamine K , (bizelet brokoli) kane me pak dhimbje kycesh

Shoqja ime thote qe stresi i shkakton shkelje te syrit, aka te drejte apo ja fut kot?

syri    Stresi shkakton shume gjera te cuditshme tek trupi jone, njera prej tyre eshte edhe shkelja e syrit ne menyre te pakontrolluar. Kur je e stresuar, me shume pak gjume, kur ke pire sasi te medhaja kafeine mund te ndodhe nje mbi-eksitim i muskujve te syrit te cilet kontrollojne “shkeljen” e syrit.  Keta muskuj mund tu pergjigjen simuluesve shume here me shpejt se muskujt e tjere te trupit. Ne qofte se ju  ndodh nje gje e tille, provoni ta ferkoni syrin me dore duke e rrotulluar lehte, ose perdorni kompresa te ngrohta te cilat lehtesojne muskujt dhe rrisin sasine e gjakut qe qarkullon ne ate zone. Ne qofte se keto tkurrje te muskujve jane kronike, atehere ju keni nevoje me magnez i cili eshte i nevojshem per relaksimin e muskujve. Magnzi merret ne forme suplementi ne farmaci ose duke ngrene disa ushqime qe jane te pasura me magnez ne menyre natyrale si; bajamet, spinaqi apo farat e lulediellit