Posted by admin on
July 14, 2008
C’fare eshte azma
Azma eshte nje semudje kronike e rrugeve te frymemarrjes, te cilat ne rrethana te caktuara ngushtohen, acarohen dhe mbulohen me mukoze ne sasi te medhaja, si kunderpergjigje ndaj shume faktoreve ngacmues. Episodet e Azmes mund te nisen prej ngacmimit te alergjeneve te ndryshem, tymit (te duhanit ose cdo lloj tymi tjeter), ajrit te ftohte ose te nxehte, ajrit me lageshtire, parfumeve, kafsheve, ushtrimeve fizike ose prej stresit emocional. Tek kalamajte, ngacmuesit kryesore qe shkaktojne episodet e azmes jane semundjet virale sic eshte i ftohti i zakonshem. Ngushtimi i rrugeve te frymarrjes shkakton gerrhitje, mosngopje me fryme, shtrengime ne gjoks si dhe kolle. Trajtimi i saj behet me anen e bronchodilators, substancat te cilet lirojne rruget e frymarrjes duke i zgjeruar ato. Midis dy episode te azmes pacienti nuk ka shenja te semundjes vetem se i merr me shume kohe per te kthyer frymemarjen ne gjendje normale pas ndonje aktiviteti fizik.
Simptomat e Azmes te cilat variojne nga te mesme deri ne vdekjeprurese mund te kontrollohen lehte me anen e ilaceve
Posted by admin on
July 14, 2008
Cilat jane simptomat e azmes?
Disa nga simptomat e azmes jane:
- shtrengim, presion ne gjoks
- mos-mbushje me fryme
- gervishtje, (si tip gerrhitje/fershellime gjate nxjerrjes se ajrit nga mushkerite)
- kolle, sidomos gjate nates
disa shenja te tjera me serioze psh gjate nje ataku te azmes jane:
- mbimbushja e mushkerive gjate frymemarrjes, rrahje pulsi e dobet gjate thithjes se ajrit dhe e forte gjate nxjerrjes se ajrit nga mushkerite
- personi kthehet ne ngjyre blu nga mosfunizimi me oksigjen
- dhimbje gjoksi dhe humbje e ndjenjave
- ka rasta qe pak para humbjes se ndjenjave i semuri ndjen mpirje te gjymtyreve si dhe mund te kete djersitje te tyre.
- kembet e te semurit behen akull te ftohta.
Pervec shenjave te shfaqura gjate nje ataku te azmes i semuri mund te mos tregoje asnje lloj shenje te semundjes midis sy episodeve te saj.

