Posted by admin on
July 19, 2008

Marihuana
Duke u bazuar ne eksperimentet e shkencetareve te CPMCRI (California Pacific Medical Center Research Institute) nje perberje kimike e gjetur tek Marihuana mund te ndaloje perhapjen e kancerit te gjirit. Shkencetaret jane duke shpresuar qe CBD (emri i substances e cila gjendet tek Cannabis Sativa) te kthehet ne nje alternative jo toksike e kimoterapise.
Dr. Sean D. McAllister shefi i kerkimeve tek CPMCRI thote qe “per momentin kemi vetem disa menyra te kufizuara per te luftuar kancerin, si puna e kimoterapise e cila eshte efektive por toksike per trupin dhe shume e veshtire per pacientet. Kjo perberje kimike ofron shpresen e trajtimit ne menyre jo-toksike dhe arritjen e rezultatit pa patur efekte anesore.”
Shkencetaret kane verejtur se CBD bllokon genin Id-1, i cili mendohet te jete pergjegjesi i perhapjes se kancerit ne menyre agresive ne gjithe trupin prej vatres se tij.
NJe tjeter shkencetar i CPMCRI, Dr. Pierre-Yves Desprez thote qe ” E dime qe geni Id-1 eshte njeri prej rregullatoreve kryesore ne perhapjen e kancerit te gjirit. Gjithashtu dime qe ky gen gjendet ne nivele te larta edhe ne forma te tjera te kancerit. Ajo cfare eshte me e rendesishme ne kete studim eshte qe ne qofte se CBD arrin te bllokoje perhapjen e kancerit te gjirit atehere mund te bllokoje dhe perhapjen e kancereve te tjere si psh ai i trurit apo i zorreve ose i prostatit.”
Duke krahasuar CBD-ne me disa perberje te tjera te cilat gjenden tek marihuana si psh THC, e cila perdoret ne disa forma te tjera mjekimi, shkencetaret thone qe ajo nuk ka veti psikoaktive, qe do te thote se perdorimi i saj nuk eshte duke shkelur ligjet e ndonje shteti. Sidoqofte, ata thone qe nuk ju rekomandohet te semureve me kancer gjiri te pine marihuana. Sasite e CBD-se te marra gjate pirjes nuk jane te mjaftueshme.
Studimi eshte i publikuar ne numrin e fundit te Molecular Cancer Therapeutics

Marihuana eshte ilac