A mund te ruhem nga Diabeti?

Meqenese egziston nje lidhje midis te qenit mbipeshe dhe diabetit te tipit 2, mund ti pakesoni shancet e semurjes nga Diabeti ne qofte se ruani nje trup te shendetshem dhe mbani nje peshe normale te trupit. Kjo gje eshte shume e rendesishme sidomos ne qofte se keni histori familiare me Diabetin

Cfare eshte diabeti?

Diabeti eshte crregullimi i metabolizmit te trupit - i menyres se si trupi jone perdor ushqimin e tretur per tu rritur apo per energji. Pjesa me e madhe e ushqimeve qe hame transformohet ne glukoze, forme sheqeri ne gjak. Glukoza eshte burimi kryesor i energjise ne trupin e njeriut.

Pas tretjes glukoza kalon ne gjak dhe nepermejte tij u serviret qelizave qofte per rritje apo per energji. Per te thithur glukozen qelizat kane nevoje per insuline. Isulina eshte nje hormon i cili prodhohet ne Pankreas , nje gjender e madhe mbrapa stomakut. Kur ne hame Pakreasi prodhon automatikisht sasine e duhur te insulines per te kaluar glukozen ne qeliza. Tek Diabetiket pakreasi ose nuk prodhon insuline aq sa duhet , ose e prodhon ate ne sasi shume te medha ose qelizat nuk i pergjigjes sic duhet leshimit te insulines. Sasi te medha glukoze akumulohen ne gjak dhe dalin jashte trupit nepermjet urines. Keshtu edhe pse gjaku mund te permbaje sasi te medha glukoze , trupi humbet burimin me te madh te energjise sepse kjo glukoze nuk mund te vihet ne perdorim.