Posted by admin on
July 13, 2008
Ndikimi i Rruajtjes Se Mjekres Ne Seks
Si ndikon rruajtja e mjekrës ne rritjen e testosteronit
Telashe do të shfaqen për të gjitha ata meshkuj që nuk e pëlqejnë ritin e rruajtjes së mjekrës. Sipas një studimi nga një ekip mjekësh britanikë të Universitetit të Bristolit, meshkujt që nuk rruajnë mjekrën rregullisht kanë më pak marrëdhënie seksuale krahasur me ata që i kushtojnë vëmendje këtij rituali. Ky proces sipas specialisteve lidhet me qarkullimin e hormoneve të testosteronit. Raportet seksuale tek meshkujt që nuk rruheshin rregullisht ishin zhgënjyese. Si pasojë meshkujt që mbajën mjekër ishin më të predispozuar ndaj problemeve kardiake. Sipas këtij studimi, meshkujt me mjekër pëlqehen gjithnjë edhe më pak nga gratë, pasi bëjnë një jetë të çrregullt.

