Zemra artificiale gati per te zevendesuar natyralen

Zemra Artificiale

Shkencetaret franceze ne bashkepunim me qendren e Mbrojtjes ajrore dhe hapesires (EADS) - njohur me mire per prodhimin e avionit Airbus, kane krijuar nje prototip zemre artificiale. Dr. Alain Carpentier, kirurgu ne krye te studimit thote se pacientet e pare do te pajisen me organin eksperimetal brenda tre vjeteve te ardhshem.

“Fusha e kerkimit te zevendesimit te pergjithmonshem te zemres fiziologjike me nje aparat artificial ka qene pikesynimi me madhor i studimeve mjekesore” - thote Dr. Peter Weissberg, drejtori i Fondacionit Britanik te Zemres edhe pse ai vete nuk ka marre pjese ne kete studim. “Pyetja qendron nese kjo zemer artificiale do qendroje aq rezistente sa zemra natyra , duke rrahur 60-100 here ne minute per gjate gjithe jetes se pacientit”.

Krijuesit e zemres artificiale thone se deri tani zemra e tyre eshte ajo qe i ngjason me shume se cdo gje tjeter zemres natyrale. Studiuesit e pavarur jane dakord se kjo zemer ka arritur te materializoje nje seri permiresimesh ne krahasim me versionet e mepareshme te zemres artificiale. Tek zemra e re artificiale tashme gjenden jo me nje pompe por dy, duke reflektuar ndertimin e zemres natyrale, si dhe ne te gjenden nje sasi sensoresh te cilet reagojne ndaj aktivitetit fizik dhe automatikisht ngrene dhe ulin rritjen e zemres dhe presionin e gjakut.

Carpenter thote se aparati i ri perbehet prej materialeve bio-teknologjike, te cilat jane te fabrikuara nga inde prej kafsheve te trajtuara kimikisht per te reduktuar rezikun e mpikjes se gjakut, nje problem qe ka dominuar tek versionet e meparshme te zemrave artificiale.

Jarvik 7 nje zemer artificiale qe perdoret sot, nuk ka qene e krijuar per te zevendesuar zemren ne menyre permanente por vetem si organ per asistimin e kirurgeve gjate  operacioneve ose transplanteve. Prototipet e krijuar per te zevendesuar zemren si AbioCor apo versioni i eksperimentuar nga MagScrew nuk kane arritur te imitojne rrahjet e zemres sipas aktivitetit fizik dhe nevojes se pacientit.

“Kjo aftesi e kesaj zemre per te lexuar te dhenat fiziologjike eshte nje hap para, i cili do mundesoje pacientet per te patur nje jete me normale” thote presidenti i Shoqerise Amerikane te Zemres, Dr. Timothy Gardner.

Ky eshte nje lajm i mire per rreth 20,000 paciente qe cdo vit jane ne pritje te nje zemre per transplant dhe qe fatkeqsisht vetem cereku i tyre arrin te gjeje nje donator. Mundesia per te patur nje organ artificial do te shkurtoje listat e pritjeve per transplant dhe do te mundesoje nje shanc jete ne 17 milion paciente qe cdo vit vdesin prej semundjeve te zemres. transplantet e para do jene per pacientet ne gjedje kritike te cilet mbahen ne aparate dhe jane ne pritje te vdekjes, por me vone mendohet qe kjo zemer artificiale te vendoset edhe ne moshat e reja qe kane nje shanc me te madh per te mbijetuar dhe per tu rikuperuar me shpejt.

Deri me tani zemra “Camat” eshte testuar me sukses tek kafshet dhe brenda dy vjetesh mendohet qe te aprovohet per testim tek njerezit. Nje prej problemeve qe duhen zgjidhur tek prototipi eshte jeta e baterive. Megjithese Camat ka treguar nje permiresim te madh ne krahasim me zemrat e rivaleve te cilat punonin vetem 30 minuta me bateri, jeta e saj eshte vetem 5-16 ore, nje gje qe krijon problem me rikarikimet e shpeshta. Eshte nje problem i madh per te gjetur menyren e karikimit te baterive pa krijuar infeksion, por meqenese ky aparat eshte krijuar per te ndihmuar 40-50 vjecaret te cilet nuk do kishin shanc tjeter per te jetuar dhe do te vdisnin, karikimi i baterive dis here ne dite nuk eshte ndonje drame e madhe.

Cmimi i zemres artificiale kur te dale ne treg, mendohet te jete rreth 250 mije dollare.

Dietat e shpejta dëmtojnë zemrën

Dietat e shpejta dëmtojnë zemrën

Tek femrat anorekse dhe ato që kanë humbur shumë shpejt peshën e trupit mund të lajmrohen probleme në zemër, të rrezikshme për jetën, të cilat bëhen të dukshme gjatë ushtrimeve, pohojnë shkenctarët Amerikan.
Me vite është e njohur se tek femrat të cilat të sëmura nga anoreksia paraqiten probleme në zemër, tek të cilat paraqiten të rrahura të pakta në zemër dhe dëmtim të muskulit të zemrës.
Përveç kësaj, shkenctarët besojnë se vdekja e menjëhershme në rastin e të sëmurëve nga anoreksia kryesisht është rezultat i problemeve në zemër.
Dr. Suzanne Riggs dhe kolegët e saj nga spitali pediatrik Hsabro në vendin Providence në Rhode Island, kanë studiuar punën e zemrës tek 36 vajza me moshë prej 11 deri 18 vjet, të cialt ishin të hospitalizuara për shkak mosushqyerjes të shkatuara nga anorekisa. Deri sa aparatet kanë matur punën e zemrës dhe metabolizmin e saj, këto vajza ushtronin në biçikleta të dhomës duke simuluar vozitjen e saj në tatëpjetë. Ato kishin ndërprerë ushtrimet kur janë lodhur shumë.
33% nga këto vajza të kontrolluara pastaj, duke përfshirë edhe ato që kanë ushtruar çdo ditë për disa orë, kishin zemër të dobësuar mesatarisht apo edhe fort.
Personat që nuk kanë probleme me zemër gjatë vozitjes së biçikletës në momente të caktuara do të arrijnë maksimumin e tyre. Para se të arrijnë maksimumin do të kalojë një kohë e gjatë, harxhimi i oksigjenit në kulm të ushtrimeve do të jetë e madhe, dhe kalimi nga metabolizmni aerob në atë anaerob do të kalojë një kohë e gjatë.
Përveç kësaj, zemra e personave normal do të ketë më shumë forcë për ushtrime.
Vajzat anoreksike shumë shpejt do të vijnë deri te maksimumi i tyre (i ulët), me harxhim të vogël të oksigjenit, dhe kalimi në metabolizmin anaerob do të ndodh shumë shpejt, çka do të thotë se kanë shumë tolerancë të dobët në rritjen e numrit të rrahjeve të zemrës.